Autor: Tefik Salihu

Smira sërish i kthehet traditës së futbollit aktiv. Klubi me të njëjtin emër KF ‘SMIRA’, nga 15 shtatori 2014 do të aktivizohet në  Ligën komunale të Vitisë në futboll të vogël. Lojërat do të zhvillohen në terrene të mbuluara. Menaxheri i klubit, Arben Ibishi, ka  thënë se ka fond të mjaftueshëm të futbollostëve, por vetëm duhet disiplinë e madhe dhe përkushtim e ushtrime të vazhdueshme për të qenë në formën e duhur. ‘Besoj se me interesimin dhe angazhimin e të gjithëve, klubi do të ketë paraqitje të denjë dhe do të ketë  suksese të mira’, ka thënë Arbeni. Kurse me…

Read More

Njoftohen bashkëvendasit dhe të gjithë të interesuarit e tjerë, se të hënën më 8 shtator 2014, do të organanizohet Akademi përkujtimore, kushtuar profesorit nga Smira, Dr. Sami Sylejmani. Akademia do të mbahet në Shtëpinë e Kulturës ‘Gursel e Bajram Sylejmani’, në Viti, nga ora 15:00. Të ftuar do të jenë edhe përfaqësues të pushtetit lokal, ish-kolegë të profesorit të ndjerë Sami dhe njerëz të botës akademike.

Read More

Sot u mbushën 20 vite pa bashkëshorten, nënën dhe gjyshen EMINE (EMËRLLAHU) ADEMI 1940-1994 Edhe përkunder asaj se sot mbushen 20 vite nga ikja jote nga kjo botë,  nënë e dashur, as edhe për një çast nuk është tretur kujtimi për ty.  Mungesa jote është ndier në çdo moment  të jetës sonë, si në festa si në pikëllime tona- thjesht ne çdo ofshamë tonën e kemi përmend emrin tënd. Ti ishe njeriu më i çmuar që kishim në jetë dhe dashurinë për ty do ta mbajmë në zemër deri në takimin tonë që është i pa dyshimt se do të…

Read More

Rekordmeni nga Smira në zhonglim me top, Agim Agushi, jo që nuk është duke u ndalur, por tash ka filluar edhe të vrapojë me top në kokë. Ai para një jave, vendosi një rekord të ri, në Prizren, në disiplinën Vrapim 1000 metra duke goditur topin me kokë. Ai këtë distance, prej Urës së Gurit deri te Kuvendi Komunal, e kaloi për 4 minuta 52 sekonda e 79 të qindtat e sekondës. Kjo ngjarje u mbajt nën patronatin e Komunës së Prizrenit. Agimi tha se e ka zgjedhur këtë herë Prizrenin, sepse dëshiron që sa më shumë qytete shqiptare të…

Read More

Mërgim (Agim) Sejdiu, i lindur në Minhen të Gjermanisë, është një nga smirasit që jeton në mërgatë e që premton suksese në futboll. Ai e ka nisur karrierën në moshën 6 vjecare, në ligë normale. Kur i mbushi 13 vjet ka shkuar ne Bezirksoberliga ne Clubin SV Planegg-Krailling. Me këtë klub është ngritur në Landesliga dhe ka lujtur 2 vjet aty. Pastaj, vjen transferimi ne FT Starnberg U17, ku ka luajtur 2 vjet. Këtu, sivjet është tranferuar në ekipin e parë të TSV 1860 Rosenheim cili është në Bayernliga. Mërgimi tash është 18 vjet dhe në këtë klub luan në…

Read More

Smira dhe në përgjithësi shoqëria  shqiptare, ka humbur një intelektual dhe profesionist të shquar si dhe një njeri të devotshëm-Dr. Sami Sylejmanin.    Ai ndërroi jetë në moshën 57 vjeçare, më 29 gusht, në Shkup, pas një sëmundje të rëndë. I ndjeri ka lindur në Smirë të Kosovës, ku dhe ka mbaruar shkollimin fillor, ndërsa atë të mesëm e kreu në Shkup. Ka diplomuar në Fakultetin e Shkencave Matematiko-natyrore, dega e Biologjisë, në Shkup. Studimet pasuniversitare, ku mori titullin magjistër i Shkencave të Biologjisë, i mbaroi në Universitetin e Zagrebit, ndërsa doktoraturën e ka mbrojtur në Universitetin e Tiranës. Një…

Read More

Në shkollat e mesme dhe fillore në Kosovë sot është rikthyer gjallëria-nxënësit kanë nisur vitin e ri shkollor 2014/2015. Në Shkollën e Mesme të Ulët “Dëshmorët e 5 Prillit”, në Smirë, procesi mësimor nisi mbarë. Drejtori Xhavit Sahiti tha se nga personeli dhe nxënësit pret angazhim dhe punë serioze, në mënyrë që të arrihen rezultate sa më të mira. “Orari dhe kujdestaritë janë caktuar edhe tekstet shkollore kanë filluar t`iu jepen menjëherë nxënësve, kështu që nuk presim ndonjë ngecje. Në orën e parë të mësimit nëpër të gjitha klasët është lexuar një letër mirëseardhje për nxënësit të cilëve u janë…

Read More

Njoftohen të afërmit, miqtë dhe dashamirët se ngushëllimet për Kadrushe (Idrizi) Pajaziti do të pranohen edhe në Lozanë të Zvicrës. E pamja për të do të hapet të shtunën, më 30 gusht 2014, nga  ora 9:00 deri në orë 17:00,  te Xhamia në Malley, Chemin de la colline, nr.7. Tel. për kontakt: 076 67 28 637, Ramadan Pajaziti. Kadrushja, ka humbur jetën aksidentalisht në Ferizaj, para një muaji. Ajo ka lindur në fshatin Smirë dhe ishte e martuar në fshatin Radivojc. Ka lënë pas vetes burrin dhe dy fëmijë.

Read More

Njoftohen të afërmit, bashkëfshatarët, miqtë dhe dashamirët, se ngushëllimet për Taibe (Bajrami) Fazliu, motra e Destan Bajramit,  do të pranohen edhe në Smirë. E pamja për të ndjerën do të jetë e hapur prej të hënës më 25 gusht deri të mërkurën në mbrëmje më 27 gusht 2014, tek shtëpia e Destan Bajramit në Smirë. Taibe Bajrami ishte e martuar në Lubishtë, por qe një kohë jetonte në Ferizaj. Ajo ndërroi jetë para një jave në moshën 83 vjecare.

Read More