Metush Misini, me qëndrim në Gjenevë, e ka zëvendësuar sërish flamurin kombëtar në qendër të Smirës.
Ai tha se këtë e bëri në shenjë respekti për Ditën e Veteranit që shënohet më 30 dhjetor, për të përkujtuar sakrificën, angazhimin dhe kontributin e veteranëve për sjelljen e lirisë dhe pavarësisë për popullin e Kosovës.