Smirasja Kaltrina (Imer) Ademi me qëndrim ne Londër po jep kontribut të  çmueshëm në  zbutjen e gjendjes sociale në  kohën e pandemisë  COVID-19.

Ajo bashkë  me disa mërgimtarë  edhe nga vende të  tjera kanë  lansuar fushatën “Njëri për tjetrin”, për mbështetjen e familjeve që  nuk që ndrojnë  financiarisht mirë  në  Kosovë .

Ajo duke folur për “Alb TV” ka thënë  se së  pari idenë  e ka biseduar me Enis Hysenin se si mund të  ndihmojnë  në  Kosovë . Pastaj atyre i janë  bashkuar edhe Saranda Hajdari, Rina Rama, Jeta Berisha etj.

“Në  fillim po mendojmë  si t’ju ndihmojmë  familjeve me pako mujore ushqimore dhe higjienie si dhe barna. Është  fjala për artikuj bazik për jetë . Ne i lidhim donatorët me rastet sociale. Pra, i postojmë  në  rrjetet sociale rastet anonime që  kanë  nevojë , pastaj donatorët paraqiten për mbështetje. Ne ia japim adresen donatorit. Ai e bën porosinë  për familjen. Ne nuk mbajmë  të  holla as nuk marrim këtë  përgjegjësi, por vetëm ndermjetësojmë  në  këtë  raport solidariteti midis donatorit dhe rastit në  nevojë. Ne jemi vullnetarë  nuk perfitojmë  asgjë “, ka thënë  Kaltrina.

Sipas saj, deri tani për tri javë  kanë  ndihmuar 370 familje me pako me vlerë  mbi 30.000 euro.

Kaltrina Ademi thotë  se në  të  ardhmen
planifikojnë  të  krijojnë  një  platformë  afatgjate, pra një  version të  digjitalizuar, në  Prishtinë. Kjo do t’ju mundësojë  donatorëvë  që  të  gjejnë  aty rastet në  nevojë  dhe po aty të  blejnë  në  e-commerce gjëra që  i porosisin për familjet në  nevojë. Kaltrinës për krijimin e platformës digjitale iu kanë bashkangjit edhe emra të njohur të biznesit dhe teknologjisë sikurse: Mëtgim Cahani dhe Bleron Baraliu, Ermal Sadiku dhe profesionist tjerë kosovarë, sikurse Blerta Leci dhe Partin Pruthi.

Përndryshe familja e Kaltrina Ademit, në vitin 1992, kur ajo ishte 3 vjeçare ka migruar në  Gjermani. Aty ka mbaruar shkollën e mesme kurse qe disa vite jeton dhe punon në  Londër, ku ka studiuar nivelin Bachelor në Media dhe Komunikim dhe pastaj nivelin Master në  Politikat ekonomike. Tash punon në menaxhment, udhëheq lidhjet biznesore dhe partneritetet në Evropën Qendrore, Kinë dhe Afrikë të ajugut për një kompani amerikane teknologjike.

Leave A Reply