Autor: Tefik Salihu

Manifestimi tradicional që mbahet në Beguncë të Vitisë, për nder të “2 Korrikut” shpallja e deklaratës kushtetuese është përmbyllur mbrëmë pas një varg aktivitetesh sportive të zhvilluar me rastin e kësaj dite.Ndeshja finale në mes të Skynet-Beguncë dhe Albinoti-Begracë ka qenë aktiviteti përmbyllës i kësaj ngjarje ku Ekipi Skynet ka dalë triumfues i këtij turniri, pas ekzekutimit të penaltive me rezultat 3-2. Ky turnir është mbajtur nën organizimin e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport dhe Këshillit të fshatit Beguncë. Ndërkaq të pranishëmve iu është drejtuar kryetari i Komunës së Vitisë Sokol Haliti i cili ka folur për vazhdimësinë e…

Read More

Prof. Dr. Salih Salihu, nga Lëvizja ‘Vetëvendosje’, edhe zyrtarisht pas shpalljes së rezultateve nga KQZ, është në listën e deputetëve të ardhshëm të Kuvendit të Kosovës. Ai në zgjedhjet e përgjithshme të parakkohshme që u mbajtën më 8 qershor mori gjithsej 7.786 vota. Kështu prof. Salihu do të jetë i vetmi deputet nga komuna e Vitisë në përbërjen e re të legjislativit të Kosovës. Aktualisht ai është ligjërues në Fakultetin e Bujqësisë në Universitetin ‘Hasan Prishtina’, në Prishtinë. Prof. Salih Salihu, përmes rrjetit social facebook, i ka falëndruar të gjithë për perkrahjen që i kanë dhënë në Viti dhe anëmbanë Kosovës.

Read More

Me komunikimin e suksesit, ka përfunduar viti shkollor 2013-2014 dhe nxënësit kanë shkuar në pushimin veror. Sipas rezultateve të përpunuara për gjithë nxënësit, nota mesatare në SHkollën e Mesme të Ulët ‘Dëshmorët e 5 Prillit’, në Smirë është 4.3. Drejtori Xhavit Sahiti, ka thënë sot në mbledhjen e Këshillit të shkollës, se viti ka përfunduar me sukses dhe nuk ka pasur probleme të mëdha. ‘Në përgjithësi procesi mësimor është zhvilluar mirë, suksesi është i kënaqshëm, disiplina është përmirësuar, poashtu edhe kushtet higjieno-teknike. Kurse sa i përket rezultateve, klasat më të mira në bazë të suksesit, janë IX 1, IX 3, VIII…

Read More

Është vrarë në msnatë në Rahovec, për motive ende të panjohura, kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës nga radhët e PDK-së, Elvis Pista. Burime të portalit Koha.net, kanë treguar se Pista ka qenë në Rahovec në një festë familjare, kur është qëlluar katër herë në një parking veturash, të një restoranti në këtë qytet. Ndaj Pistës, mësohet se është shtënë me armë. Ai nuk ka mundur t`iu mbijetojë plaglagëve. Pista ka qenë djali i vetëm i familjes, ka qenë i martuar dhe nuk ka lënë fëmijë. Ai ka synuar ulëse të deputetit me PDK-në, teksa është inkuadruar së fundi në…

Read More

Zhongleri i njohur Agim Agushi do të jetë mysafir në emisionin e radhës ‘Odeon’, të Naim Krasniqit, që transmetohet në TV21.  Xhirimet do të bëhen të mërkurën më 11 qershor nga ora 19:00 afër Hotel ‘Viktory’, në Prishtinë. Të interesuarit për pjesëmarrje në emision  mund të lajmërohen për informata në numrin e tel: 045/532-699, tek prof. HIdajet Hoxha.

Read More

Shkruan: Bashkim Hasani Në këto zgjedhje Smirasit dëguan mesazh të qartë. Rrezultati është ky që është. Ju falënderoj për mbështetjen tuaj dhe daljen masive në zgjedhjet parlamentare. Respekt për të gjithë ata që votuan për kandidaten nga Smira, prof.Vlora Hasani. Respekt edhe për të gjithë Smirasit që nëpërmjet votës, votuan kandidatët e subjekteve tjera,për të cilët menduan që nëpërmjet kësaj Vote do jenë zëri i tyre i përfaqësimit në parlamentin e Republikës se Kosovës.Kushdo që të jetë deputet në Parlamentin e Kosovës,besoj që do të jetë i përkushtuar për të realizuar interesat e fshatit tonë. Një falënderim të veçantë të…

Read More

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, nëpërmjet mesazhit të veçantë për zgjedhjet e 8 qershorit ka siguruar qytetarët e vendit se do të bëhet çmos që vota e kosovarëve të mbrohet. “Mekanizmat dhe institucionet e Kosovës do të angazhohen fuqishëm që vota e qytetarit të jetë e paprekshme dhe e pacenuar”, ka thënë Jahjaga. Presidentja gjithashtu ka theksuar se “të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës, për organizimin, mbarëvajtjen dhe sigurinë e procesit të zgjedhjeve, më 8 qershor do të jenë të mobilizuara për të garantuar një proces të rregullt dhe të lirë zgjedhor”. Zgjedhjet e së dielës, sipas Atifete Jahjagës,…

Read More

Komisioni komunal i Drejtorisë për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit, ka zgjedhur lokalitetin më të bukur, shkollën të të pastër dhe kopshtit më të mirë në komunën e Vitisë. Lokaliteti më i pastër në komunë u zgjodh fshati Ramjan, në vendin e dytë fshati Kabash dhe vendi i tretë Stublla e Epërme.  Shkolla më e pastër-“Kenan Halimi” Skifteraj, në vendin e dytë “28 Nëntori” Vërban dhe vendi i tretë “Dëshmorët e 5 Prillit”  Smirë. Ndërsa kopshti më i rregulluar dhe më i bukur u zgjodh i Ramadan Isenit nga Radivojci, vendi i dytë Admir Frangu Sllatinë e Ulët, Vendi…

Read More