Shoqata “Smira”, me seli në Gjenevë, i ka dërguar Këshillit të Fshatit Smirë 2000 Fr, si mbështetje për familjet me gjendje të rënduar financiare, pas përhapjes së pandemisë me COVID-19.
Mirëpo shoqata ka njoftuar se për shkak të interesimit të shumë individëve, familjeve dhe bizneseve smirase në diasporë për të ndihmuar, aksioni për mbledhjen e fondeve për këtë qëllim do të vazhdojë.

Të gjitha kontributet do të jenë transparente dhe do të publikohen me emra.

Mjetet mund te deponohen në llogarinë bankare të Shoqatës “Smira”:

14-56838-3
IBAN CH12 0900 0000 1405 6738 3
BIC POFICHBEXXX

Telefonat për kontakt:

+41 79 738 83 08, Ekrem Quni
+41792261572, Ramadan Rrahmani
+41 79 237 35 20, Lah Jashari

Kërkesat për mbështetje janë në rritje sepse pos familjeve në asistencë sociale, listës i janë shtuar edhe disa familje që jetojnë me ndonjë pagë nga punët sezonale e të cilat nuk janë hapur fare këta muaj.

Këshilli i Fshatit Smirë falënderon Shoqatën “Smira” dhe të gjithë mërgimtarët dhe dhuruesit tjerë, për solidaritetin e treguar, tani, dhe në çdo kohë.

 

 

Leave A Reply