Smira sërish i kthehet traditës së futbollit aktiv. Klubi me të njëjtin emër KF ‘SMIRA’, nga 15 shtatori 2014 do të aktivizohet në  Ligën komunale të Vitisë në futboll të vogël. Lojërat do të zhvillohen në terrene të mbuluara. Menaxheri i klubit, Arben Ibishi, ka  thënë se ka fond të mjaftueshëm të futbollostëve, por vetëm duhet disiplinë e madhe dhe përkushtim e ushtrime të vazhdueshme për të qenë në formën e duhur. ‘Besoj se me interesimin dhe angazhimin e të gjithëve, klubi do të ketë paraqitje të denjë dhe do të ketë  suksese të mira’, ka thënë Arbeni. Kurse me futbollistët do të punojnë dy trajnerët Shpend Zuka dhe Shaqir Ibrahimi. Këtë iniciativë e ka përshëndetur dhe përkrahur edhe kryetari i fshatit Smirë, Afrim Salihu, i cili u ka uruar djelmoshave suksese në gara. Ndryshe, klubi do të ketë nevojë edhe për përkrahjen e tifozëve.

Leave A Reply