Komuna e Vitisë, përkatësisht Drejtoria për Financa, Ekonomi e Zhvillim, do të mbajë dëgjim publik, në Smirë, në lidhje me Draft Buxhetin e vitit 2020-2022.
Takimi do të mbahet të premten, më 16 gusht 2019, nga ora 19:00, në lokalet e shkollës së fshatit.
Këshilli i Fshatit Smirë, fton të gjithë banorët dhe grupet e interesit që të marrin pjesë në këtë takim dhe t’i paraqesin nevojat dhe kërkesat e tyre.
Dëgjimet publike do të mbahen nga 15-23 gusht me banorë të lokaliteteve dhe me grupe të interesit të Komunës së Vitisë.