Sot me datë 29.08.2014 ka ndërruar jetë prof. Sami Sylejmani në Shkup. Varrimi bëhet në varrezat e vjetra të Blllacës, pas faljes së ikindisë në xhaminë e Jahja Pashës në Shkup.

Ngushëllime familjes Sylejmani dhe të afërmve të ndjerit.

4 Komente

  1. Ngushllime per familjen dhe shoket ishte nder dhe krenari per smiraket qe te patem ,ishe pasaporta jon per gjithçka , por kshtu e ka jeta te miret po ikan shpejt te qoft ileht dheu!
    Ngushllime dhe njeher.

  2. Gafur Ahmeti nga Lubishta on

    E nderuara Familje Sylejmani, Të nderuar vendas të Smirës, Të dashur shokë e Shoqe të Gjimnazit “Zef Lush Marku”

    Me pikëllim të thellë dhe dhembje të pa pëshkrueshme kuptova sot për humbjen e Profesorit shumë të dashur, Dr. Samiut.

    Nga viti 1992-1996 kisha nderin të jemë Gjimnaziast në Gjimnazin “Zef Lush Marku” në Shkup ku Profesor Samia dhe mësonte lëndën e Biologjisë (nëse nuk gaboj). Unë vija nga Lubishta e Vitisë dhe ndjekja mësimin atje, si pasoj se mbylljes së shkollave aso kohe në Kosovë. Profesori e ndjeja si vendas, duke pasur parasysh që vinte nga po ai vend, nga rjedhja dhe unë. Në mënyren e tij gjentile dhe modeste më thoshte “vendasi im i dashur, beso në punën tënde dhe ngjitu lartë. Stafi i tij (Djemtë) na bënin gjithmonë fotot vjetore të klasave.

    Pamvarësisht që koha ka ikur dhe unë tanimë jetoj në Basel të Zvicrrës e ndjejë pa masë humbjen e tij që e kam pasur si idhull.

    E nderuara Familja Sylejmani, të nderuar vendas të Smirës dhe juve shokë e shoqe të gjeneratës sime. Lus të i pranoni ngushëllimet e mija më të sinqerta me rastin e humbjes së Profesorit. Ju keni arsyen më të fuqishme të ndjeheni krenar për Profesorin që kishit e sidomos për fatin që patët të jeni pjesë e tij. Me mallëngjim të përjetshëm do e djejë mundesën e tij edhe pse sot jam i rritur. Kushtimisht dua ta kujtoj buzëqeshjen e tij infektuese dhe sharmante duke rifreskuar kujtimin për Persolitetin e tij. Me indinjatë…Nxënësi i tij Gafurr (Ahmet) Ahmeti nga Lubishta e Vitisë.

Leave A Reply