Shpërthimi që shqetësoi banorë e Smirës dhe të fshatrave përreth, të mërkurën mbrëma, ishte nga një mjet shpërthyes.
Nësiti për deminim i FSK-së, KFOR-i dhe Policia e Kosovës, kanë tërhequr mjetin dhe rreth orës 23:00, e kanë shpërthyer në mënyrë të kontrolluar, pa ndonjë incident.
Policia ishte njoftuar të mërkurën nga një person, se ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes, në Smirë. Me këtë rast, është bërë edhe sigurimi i vendit të ngjarjes, transmeton Plus TV.
Plus TV ka siguruar një video nga një qytetar (Z.M.) në momentin e shpërthimit të i mjetit, i cili thuhet se i takon luftës së fundit në Kosovë. /PlusTV/