Hanë hithra dhe i duken si sallatë. E ftohë hekurin e skuqur dhe cigaren e fik me gjuhë dhe nuk digjet. Thotë edhe që e kanë goditur me çekan në bark, por nuk i është ndalur fryma. Ramiz Ramadani, nga fshati Smirë i Komunës së Vitisë, që më shumë i ngjan ‘Tarzanit’ të cilin edhe e ka idol, rrëfen për Express aftësitë e tij të jashtëzakonshme, për të cilat pretendon që duhet të jetë edhe pjesë e librit botëror të rekordeve Guinness, por po i mungon përkrahja Në një fshat të zakonshëm të Kosovës, jeton një njeri i jashtëzakonshëm. Ai…
Autor: Tefik Salihu
Drejtori i shkollës së mesme të ulët ‘Dëshmorët e 5 Prillit’, Xhavit Sahiti, bashkë me sekretarin Astrit Shabiu dhe punëtorët teknikë të shkollës, Lirush Sylejmani, Ymer Bajrami dhe Shpejtim Ibishi, duke ngjyrosur gjatë këtij vikendi mbrojtëset e shkallëve.
Dy figura në drunj të Smirës, të krijuara nga natyra: Kosova dhe një portret njeriu, të cilat i ka vërejtur Ramiz Ramadani. Ai ka në shtëpi edhe ornamente të vjetra dhe gjëra tjera interesante.
Familjarë, të afërm, miq e bashkëvendas i dhanë sot lamtumirën e fundit Jusuf (Ahmet) Demiri, i cili ndërroi jetë dje, në moshën 80 vjecare, pas një sëmundje të shkurtër. Në ceremoninë mortore, u tha se ai qysh si i ri ishte brumosur nga të parët e tij, me vlera kombëtare dhe njerëzore. Për këtë ka vuajtur pasojat nga pushtuesi dhe u burgos në moshën 12 vjecare. ‘Qëndrimin e drejtë axha Jusufi e mbajti gjatë gjithë jetës së tij, madje duke bartur ndjenjat patriotike edhe tek gjeneratat e reja. Ai e vazhdoi rrugën e të parëve duke ua trasuar edhe të…
Organizata ‘Gratë për gratë’ (‘Women for Women’) -Inernatcional Kosova, do të mbajtë të hënën, më 15 shtator 2014, një takim me gratë dhe vajzat e papunësuara që nuk studiojnë të Smirës. Takimi do të mbahet në lokali e Musli Fejzullahut (afër shkollës), nga ora 11:00. Aty do të krijohet një grup i femrave të Smirës të cilat do të ndjekin trajnimet për aftësim profesional dhe koncept bazë për biznes. Në fund të trajnimit pjesëmarrëset do të marrin certifikata ndërkombëtare. Pjesëmarrja është me rëndësi për shkak se femrat do të rrisin shkathtësitë e tyre për jetë.
Është përmbyllur me sukses aksioni vullnetar për zhvendosjen e garazhës së druve dhe të kalldajës së ngrojes qendrore në Shkollën e mesme të ulët ‘Dëshmorët e 5 Prillit’, në Smirë. Aksioni kishe nisur në fund të qershorit pas vendimit që u mor në mbledhjen e përbashkët të përfaqësuesve të Këshillit të fshatit, Këshillit të shkollës dhe drejtorit të shkollës. Për dy muaj, komisioni në përbërje: Bahri Zuka, Kemur Mustafa, Zijadin Ahmeti, Agim Hasani dhe Imri Sahiti mblodhi vullnetarisht nga bashkëvendasit dhe nga kompanitë 4555 euro para të gatshme, komuna e Vitisë ka dhënë 980 euro, kurse 400 euro janë nga…
Tetëmbëdhjetëvjeçarja Saranda Hasani nga Budrika e Epërme e komunës së Vitisë, është shumë afër të bëhet ‘Zëri më i mirë’, në Suedi. Ajo i ka bërë krenarë të gjithë shqiptarët duke u bërë shqiptarja e parë që hyn në fazën finale të konkursit ‘IDOL 2014’. në solo këndim. Saranda thotë për Indeksonline se me shumë përkushtim i ka hyrë garës për zërin më të mirë të Suedisë. Ka kaluar fazat e para, dhe tani është në prag të përzgjedhjes për tu bërë pjesë zyrtare e programit të mirënjohur për zbulimin e talentëve të rinjë në fushën e muzikës dhe këngës, emsionit…
Udhëheqësit komunal të Vitisë dhe të koncercium “ DORSCH/CDI” e cila financohet me mjetet të Qeverisë Zvicerane dhe asaj të Kosovës, si dhe përfaqësuesit e Kompanisë regjionale “Hidromorava“, kanë diskutuar për ndërtimin dhe rehabilitimin e rrjeteve të ujësjellësit në disa lokalitete të komunës së Vitisë. Ppërfaqësuesit e “DORSCH/CDI “ janë zotuar se do të bashkëpunojnë ngushtë që pas vlerësimit teknik të sistemit ekzistuese të rrjeteve të ujësjellësve që parashihet të bëhet gjatë këtij viti do të fillon implementimi i projekteve të ujësjellësit në vitin 2015 dhe atë për fshatrat Vërban, Smirë dhe Stubëll. Pjesëmarrësit u pajtuan se pas përfundimit të…
është viti i tretë që Ramadan Rrahmani, në fillim të vitit të ri shkollor, dhuron komplete me canta, fletore, lapsa, goma, ngjyra, plastelina e material dhe mjete tjera mësimore, për 10 nxënës të ciklit të ulët në nevojë të shkollës së Smirës. Drejtori i shkollës, Xhavit Sahiti në emër të shkollës dhe përfituesve të këtyre dhuratave e ka falënderuar Danin për përkushtimin dhe gjestin e tij.
Prof. Dr. Sami Sylejmanit ishte i etur për dije Prof. Dr. Sami Sylejmani është vlerësuar nga bashkëvendësit, miqtë dhe ish-kolegët e tij si njeri me merita të vecanta për shoqërinë. Në një akademi përkujtimore, të mbajtur në Viti në organizimin e Këshillit të fshatit Smirë, u cmua lart vepra dhe kontributi i tij në fushën e arsimit dhe të shekncës. Kryetari i Këshillit të fshatit, Afrim Salihu, tha se Smira duhet të mburret me njerëz si prof. Samiu dhe t`ju bëjë respektin e merituar. ‘POashtu ne duhet të marrim shembull dhe udhërrëfim veprat e tyre për të na shërbyer përherë…
