Këshilli i Fshatit Smirë me pikëllim ka pranuar lajmin për vdekjen e Taulant dhe Valon Ramadanit, në aksidentin e mbrëmshëm në rrugën Kllokot-Viti.

Përmes një telegrami ngushëllimi të dërguar nga kryetari Tajar Hyseni, thuhet se Këshilli i Fshatit Smirë në emër të gjithë smirasve i shprehë ngushëllime mê të sinqerta familjes Ramadani dhe të afërmve të tyre.

“Lajm i trishtë e i rëndë. Vështirë ta besojmë. Humbje e madhe për familjen dhe krejt rrethin tonë. Bashkëndjejmë dhembjen me ju, për humbjen e dy djemve shembull. Ta mbajmë qetësinë dhe durimin për ta përballuar më lehtë pikëllimin”, thuhet në telegram.

2 Komente

  1. ngushllime familjes dhe fshatit Smir per kët humbe të dy të rinjëve…..Ne kto momente të vështira lutemi për ju,Zoti ua lehtësoft dhimbjen :familja Azemi nga Gjeneva

Leave A Reply