Autor: Tefik Salihu

Faqja e të gjithë smirasve kudo që jetojnë prej sot ka pamje të re. Falë punës vullnetare dhe të palodhshme të ekipit në përbërje: Fidan Ferizi, Zeqir Halili dhe Tefik Salihu, tanimë kjo platformë e informimit dhe kjo vegëz e lidhjes sonë është bërë akoma më e mirë, më funksionale, por edhe me pamje më të bukur dhe më moderne në aspektin estetik dhe profesional. Faqja www.fshatismire.com akoma vazhdon të mbështetet nga ju sepse në muaj ka rreth 10 mijë shikime. Kjo na obligon që të vazhdojmë punën tonë vullnetare për aq sa dijmë dhe arrijmë të ndajmë kohën tonë…

Read More

Banorët e Smirës po vazhdojnë të ndihmojnë projektin për zhvendosjen e depos së druve dhe ndërtimin e rrethojës së shkollës së fshatit, të cilin vullnetarisht e ka bërë ing. Mentor Ibishi. Deri më tani, vullnetarisht janë mbledhur 2835 euro. Pas një analize të punës së deritanishme, drejtori i shkollës Xhavit Sahiti, kryetari i Këshillit të shkollës Emrush Azizi dhe komisioni në përbërje: Bahri Zuka, Kemur Mustafa, Izijadin Ahmeti, Agim Hasani, Imri Sahiti, vlerësojnë se është bërë një punë jashtëzakonisht e madhe duke falëneruar edhe të gjitha kompanitë dhe qytetarët e fshatit Smirë për kontributin e dhënë. Udhëheqja e shkollës dhe komisioni u morën vesh që…

Read More

As dhjetë veta nuk kanë marrë sot pjesë në aksionin për pastrimin e rrugës kryesore të fshatit Smirë, të inicuar nga administratori Afrim Salihu. Mirëpo, rruga ka marrë pamje tjetër. Lindon (Gëzim) Arifi, Lindrit (Elmaz) Bajrami, Ramadan Rrahmani me djalin e tij Donitin, Veton Ademi, Tefik Salihu dhe Afrim Salihu, kanë hequr barojat e këqija dhe mbeturinata përreth, nga fillimi i rrugës në Drobesh e deri te varrezat kryesore. Aksionit iu bashkuan edhe mërgimtarët Njazi e Ilir Zuka, si dhe Albert Ibishi, kurse aksionistët i ndihmuan duke iu ofruar mjete pune ose pije freskuese, Musa Hamiti, Milaim Avdiu dhe Adrian…

Read More

Të paktën 32 udhëtarë janë lënduar në një aksident trafiku, sot në mëngjes, kur një autobus nga Podujeva i cili udhëtonte në relacionin Salzburg-Prishtinë, ka dalë nga rruga afër Rudarës. Televizioni publik serb raporton se në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet e ndihmës së shpejt nga Prokuplja, kurse në ndihmë ju kanë ardhur edhe kolegët nga Kurshumlija dhe Nishi. Drejtoresha e spitalit në Kurshumli, Uranija Petroviq, i ka thënë agjencisë së lajmeve “Beta” se 10 prej të lënduarve janë në gjendje të rëndë. “Pasagjerët kanë pësuar ndrydhje në kokë, në gjoks, në gjymtyrë, por ka pacientë me fraktura të…

Read More

Në mbledhjen e hapur më 27 qershor 2014, të organizuar nga Këshilli i fshatit, Këshilli i shkollës dhe drejtori i shkollës ‘Dëshmorët e 5 Prillit’, u mor vendim që të fillohet me aksionin për zhvendosjen e garazhës së druve dhe ndërtimin e rrethojës 55 m të gjatë në oborrin e shkollës. Me këtë rast u themelua komisioni 5 anëtarësh për mbledhjen e të hollave, në përbërje: Bahri Zuka, Kemur Mustafa, Zijadin Ahmeti, Agim Hasani dhe Imri Sahiti. -Komisioni filloj punën më 06.07.2014 dhe deri më 18.07.2014, ka mbledhur 2390 euro. Drejtoria e shkollës dhe Këshilli i fshatit falënderojnë personat dhe…

Read More

Agim Agushi, rekordmen në mbajtjen e topit me kokë në disa disiplina është duke vazhduar me ngulm të madh që të sprovojë veten edhe në disiplina të tjera.Pas suksesit të fundit që kohë më parë e shënoi në Gjakovë, në disiplinën goditje të me kokë duke ecur prapa, ai gjatë muajit korrik dhe gusht të këtij viti synon edhe dy rekorde të reja. Më 30 korrik 2014 në Tiranë do të provojë edhe një rekord të botës. Fjala është vrapimi në 100 dhe 200 metra duke e goditur topin me kokë. Në fund të muajit gusht, gjegjësisht më 25 gusht…

Read More

Kuvendi Komunal i Vitisë, në një seancë të jashtëzakonshme, ka miratuar vendimin për ridestinimin e mjeteve të buxhetit komunal të mbetura nga projektet e përfunduara, në projekte që kanë mbetur në gjysmë. Ky vendim i KK-së që mori shumicën e votave të këshilltarëve, nga kryetari i komunës, Sokol Haliti, u arsyetua si një vendim që zhbllokon situatën e krijuar me projektet që kanë filluar të realizohen vitin e kaluar e që kanë mbetur në gjysmë shkaku i planifikimit jo të drejtë të buxhetit komunal për këtë vit. “Me ridestinimin e mjeteve, do të përfundojnë projektet që kanë të bëjnë me…

Read More