Trupi i pajetë i këngëtarit të njohur Vebi Azizi nuk ka mundur të sillet nê Kosovë, shkaku i pandeminë së gripit. Ai është varrosur sot në Siegen të Gjermanisë, vetëm nga familja e ngushtë, gruaja dhe katër fëmijët, si dhe një mik i tij , sipas rekomandimeve të autoriteteve gjermane.
Familja ka falënderuar të gjithë për ngushëllimet dhe fjalët e mira për të, si dhe ka njoftuar se e pamja do të hapet në Smirë, pasi të kalojë kjo situatë.
Doajeni i muzikës popullore, Vebi Azizi, ndërroi jetê më 9 prill, në Gjermani, në moshën 61 vjeçare.
Ky lajm ka pikëlluar të gjithë smirasit, komunitetin artistik dhe të afërmit e tij. Puna dhe kontributi i tij për kulturën tonë është vlerësuar lart. Vdekja e Vebi Azizit konsiderohet humbje e madhe për krejt shoqërinë.