Pas një sëmundje të gjatë, në moshën 65 vjeçe ka vdekur Kadire Hajrullahu (gruaja e Lahush Hajrullahut) Varrimi do të bëhet pas faljes së drekës, në Smirë. Ngushëllime familjes Hajrullahu dhe të afërmve të ndjerës.
Autor: Tefik Salihu
Hotel “Kosmira”, me pronar Emrush (Mustafë) Ferizi, në Golem të Shqipërisë, po vazhdon traditën e mikëpritjes së mirë dhe të akomodimit pa kompensim material të nxënësve nga Kosova. Aktualisht aty po qëndrojnë për një pushim 5 ditor, pesë nxënës nga shkollat fituese të Kuizit të diturisë, të organizuar nga Drejtoria e Arsimit në Viti. Ata po i shoqëron psikologia Shqipe Rexhepi. Emrush Ferizi edhe viteve të kaluara ka ftuar nxënës nga fshati Smirë dhe nga komuna e Vitisë, në shenjë përkrahjeje dhe respekti për vendlindjen e tij, Smirën.
Pas një sëmundje të gjatë, në moshën 83 vjeçe, ka ndërruar jetë Merrushe (Ejup) Idrizi, gruaja e Hysni Idrizit. E pamja është e hapur në “Lagjen e Re” në Ferizaj. Ngushëllime familjes Idrizi dhe të afërmve të ndjerës.
Smira po vazhdon të jetë në vëmendjen e mediave vendore si fshat i organizuar, i zhvilluar dhe me kapacitete tëlarta. Së fundi fshati është prezantuar në portalin dhe gazetën ‘Zëri” dhe zeri.info, kurse shkrimi është marrë edhe nga medium tjera si: gazetaflash.com. Shkrimin mund ta lexoni te: http://www.gazetaflash.com/2014/10/fshati-i-te-shkolluarve/
Zahir (Beqir) Avdyli, me punëtorët e tij, po ofron punën vullnetare në renovimin e dy klasave të mësimdhënësve Emin Ahmeti dhe Bashkim Zeqiri, në Shkollën e Mesme të Ulët “Dëshmorët e 5 Prillit”, në Smirë. Materialin dhe ngjyrat i ka siguruar shkolla, kurse prindërit bëjnë punën. Në këtë formë, deri tani janë renovuar edhe disa klasë të tjera të kësaj shkolle.
Punëtori teknik, Shpejtim Ibishi, gjatë testimit të ngrohjes qendrore të Shkollës së mesme e ulët “Dëshmorët e 5 Prillit”, pas zhvendosjes së kalldajës. Sipas drejtorit Xhavit Sahiti, sistemi është në rregull, kështu që shkolla i pret pa brenga temperaturat e ulëta.
Objekti i Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë, ku është edhe Drejtoria e Shërbimeve Publike, në Viti, është përfshirë, sot në mëngjes, nga zjarrit. Pas intervenimit të njësisë së zjarrfikësve, zjarri është lokalizuar dhe është evituar rreziku i përhapjes së tij në pjesë tjera të objektit. Sipas një komunikate të Komunës së Vitisë, disa zyra kanë shpëtuar bashkë me dokumentacionin, ndërkohë në disa të tjera dëmi është evident. Komuna e Vitisë ka formuar një komision për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara dhe inspektorati kundër zjarrit ka nisur hetimet për gjetjen e shkaktarit të këtij zjarri.
Prindërit Bujar Misini, Fevzi Berati dhe Gazmend Hyseni, po punojnë vullnetarisht në renovimin e mësonjtores ku mësojnë nxënësit e klasës I-2 të mësueses Shpresa Zuka dhe e VI-1, të arsimtarit Sylejman Shabiu, në SHMU ‘Dëshmorët e 5 Prillit’, në Smirë. Një pjesë të materialit e ka siguruar shkolla, një pjesë prindërit e nxënësve.
Rreth 40 smiras që jetojnë në Shkup e rrethinë, në një ekskursion të organizuar nga Shoqata ‘Smira Dardane’, ka vizituar disa vende historike dhe turistike në Kosovë. Grupi fillimisht është ndalur tek varri i komandantit supreme të forcave të armatosura të Lëvizjes për Clirim dhe Bashkim Kombëtar, Shaban Polluzha, e pastaj ka vazhduar për në Prekaz tek Kompleksi Memorial ‘Adem Jashari’, në Prekaz. Kryetari i shoqatës ‘Smira Dardane’, Zijadin Sylejmani, i cili poi printe vizitës, ka thënë se me këtë ka dashur që t`ju mundësojë smirasve që jetojnë në Shkup të njihen më për së afërmi me vlerat historike e…
Klubi i futbollit ‘Smira’ i ka nisur mbarë garat në Ligën komunale në futboll të vogël. Në ndeshjen e parë, mundi ekipin e Remnikut me rezultat 4:3. Klubi në këtë fazë është duke u sponsorizuar nga ‘Beni Impex’ dhe është duke u menaxhuar nga Arben Ibishi, kurse trajnerë janë Shpend Zuka dhe Shaqir Ibrahimi. Djemve që po derdhin mjete financiare e djersë dhe që po japin kohën e tyre për ta përfaqësuar fshatin, iu duhet mbështetja jonë.
