Valon Ramadani (35) dhe Taulant Ramadani (32) nga fshati Smirë, humbën jetën gjatë mesnatës në një aksident rrugor, në rrugën Kllokot-Viti.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, ka thënë se aksidenti ka ndodhur në momentin kur vetura në lëvizje, në të cilën gjendeshin tre persona, ka humbur kontrollim dhe është përplasur jashtë rrugës.
Sipas Hashanit, dy prej tyre kanë vdekur, kurse njëri me lëndime të rënda është dërguar në spital në Prishitnë, raporton PlusTV. Njëri person ka ndërruar jetë në vendngjarje derisa tjetri në spitalin e Gjilanit pasi nuk ka mundur të mbijetojë pavarësisht ndihmës mjekësore.
Ai ka thënë se organet po merren me rastin.
2 Komente
Ngushllime më të sinqerta për familjën Ramadani, dhe miqët e sajë.
Ngushëllime Familjës Ramadani.