Njoftohen bashkëfshatarët, miqtë dhe të afërmit se sot ka ndërruar jetë në moshën 66 vjeçe, Nuhi Maliqi. Ngushëllimet për të do të pranohen prej 20 deri më 24 mars 2015, në Smirë. Ngushëllime familjes Maliqi dhe të afërmve të ndjerit!
Autor: Tefik Salihu
Disa punëtorë po punojnë në rregullimin e rrethojës së oborrit të shkollës së fshatit Smirë. Sipas drejtorit të shkollës Xhavit Sahiti, kjo është vetëm faza e parë, pasi mjetet që ka ndarë komuna ( 1000 euro), nuk mjaftojnë për këtë të përfunduar krejt projektin. Sipas tij, aktualisht po vendosen themelet dhe shtyllat prej hekuri, kurse pjesa tjetër apo rrethojat, mbeten për më vonë, kur të sigurohen mjete shtesë.
Agim Agushi sërish e ka trazuar opinionin dhe është vënë në shënjestër të mediave kosovare e më gjerë, pas paralajmërimeve se së shpejti në Viti, do të provojë të thyejë rekordin botëror të Guinness -it, duke goditur topin me kokë në qife më djalin e vëllait të tij-Agushit, Leotrim Agushin. Së fundi, më 7 mars, Agimi kishte një bisedë telefonike nga Smira me Radio ‘Dukagjinin’, më 4 mars mori pjesë në koncertin humanitar në Gjakovë, ku në palestrën e porteve para mijwra shikuesve u paraqit me një performancë, krahas yjeve të estradës kosovare, kurse ditë më parë, atmosfera në Viti…
Shoqata e smirasve në Gjenevë ‘Smira’ është bërë me kryesi të re. Kryetar i ri është zgjedhur Fadil Ademi, i cili në këtë detyrë ka zëvendësuar Ilir Zukën. Me këtë rast u falënderua kryetari dhe kryesia e deritanishme për angazhimin dhe kontributin e dhënë në funskion të afrimit dhe lidhjes sa më të madhe të smirasve. Nënkryetar i parë është Ekrem Quni, nënkryetar i dytë Izjadin Nuredini, sekretar Mustafë Ademi, arkëtar Lah Jashari, kurse anëtarë janë zgjedhur: Avdyrrahim Rrahmani, Naser Hajrullahu, Agim Ramadani, Shemsi Ibishi, Samet Bajrami, Musa Salihu, Driton Ahmeti, Qazim Bajrami, Liridon Ibishi dhe Mentor Hyseni. Duke iu…
Afaristi i njohur smiras Arben Ibishi, në një postim të tij në rrjetin social Facebook, i ka uruar nënës së tij, veteranes së arsimit mësueses Habibe Ibishi 7 Marsin-Ditën e Mësuesit dhe 8 Marsin-Ditën e Nënës. Arbeni ka përkujtuar se nëna e tij për 44 vjet karrierë ka përcjellur 11 gjenarata me 395 nxënës. Prej tyre 70 inxhinierë, 63 ekonomistë, 45 profesorë, 36 biznismen të suksesshëm, 16 mësues, 9 matematikantë, 7 agronomë, 5 mjekë, 4 politikanë, pra gjithsej 255 njerëz të shkolluar. Mirëpo ai ka shprehur keqardhje se edhe pas këtyre rezultateve dhe fryteve të punës së saj, ajo nuk…
Mësimdhënësi Izet Sylejmani, është pensionuar pas rreth katër dekadave pune të palodhshme dhe kontributi të cmueshëm në arsim. Arsimtarit Izet, sic e kemi quajtur gjithnjë, kurrë nuk iu nda ditari nga dora, që nga viti 1972 kur nisi punën për herë të parë. Ai u përcoll me respekt të madh dhe konsideratë nga kolegët e deridjeshëm të punës në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët ‘Dëshmorët e 5 Prillit’. Për nder të tij, kolektivi i shkollës organzoi një takim përshëndetës në një nga restorantet e Vitisë. Njëkohësisht arsimtari Izet dje e kishte edhe ditëlindjen. Në letrën që ia kishin kushtuar…
Ekipi i Shkollës fillore së mesme të ulët ‘Dëshmorët e 5 Prillit’, nga Smira, i përbërë nga Bleona Ramadani, Marigona Ahmeti dhe Teuta Quni, ka zënë vendin e dytë në garat komunale, të organizuara nga Drejtoria e Arsimit, për nder të 7 Marsit-Ditës së Mësuesit. Nxënësit e Smirës arritën të fitojnë 78 pikë, një më pak se ekipi fitues i Shkollës fillore ‘Njazi Rexhepi’ nga Sllatina. Drejtoria e shkollës i uron për këtë sukses dhe i falënderon mësimdhënësit për punën që po e bëjnë si dhe grupin e nxënësve që përfaqësuan shkollën në mënyrë të denjë.
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa priti sot në takim Kryetarin e Komunës së Vitisë, Sokol Haliti. Me këtë rast ata bashkëbiseduan lidhur me bashkëpunimin në mes të institucioneve lokale dhe atyre qendrore. Në veçanti kryetari Haliti e njoftoi kryeministrin Mustafa me sfidat me të cilat po përballet kjo komunë, e ndër to veçoi gjendjen e rrugëve magjistrale, shkollën fillore në Pozheran, e cila është në gjendje jo të mirë si dhe shtratin e lumit “Morava e Binçës” ku si pasojë e mbylljes dhe shkatërrimit të shtratit shkaktohen shpesh përmbytje të tokave bujqësore. Sipas kryetarit Haliti gjatë këtij takimi kryeministri…
Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport e komunës së Vitisë, do ta mbështesë financiarisht botimin e revistës shkollore, të cilën e kanë përgatitur nxënësit e Shkollës Fillore të Mesme të Ulët ‘Dëshmorët e 5 Prillit’, në Smirë, në bashkëpunim m skretarin e shkollës Astrit Shabiun . Këtë zotim ua kumtoi sot filloristëve smiras, vet drejtoresha e kësaj drejtorie, Kaltrina Sylejmani, e cila vizitoi shkollën e Smirës, bashkë me zyrtarë tjerë komunalë. Ajo inkurajoi nxënësit që të merren edhe me aktivitete të lira-sportive e kulturore, përvec mësimit që duhet ta kenë në rend të parë. ‘Lus të gjithë nxënësit që kanë…
Nxënësit e Shkollës së Mesme të Ulët ‘Dëshmorët e 5 Prillit’, nga Smira, të udhëhequr nga mësimdhënës dhe drejtori Xhavit Sahiti, përditë e më shumë po e dëshmojnë nivelin e tyre të kënaqshëm. Ata janë paraqitur në mënyrë të denjë gjatë promovimit të rezolutës për barazi gjinore në Viti, e cila u organizua nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe Drejtoria komuna e Arsimit. Në këtë takim ligjëroi Fatime Jasiqi zyrtare nga Zyra për barazi gjnore pranë Ministrisë së Arsimit. Ajo i porositi mësimdhënësit që t`i kushtojnë rëndësi kësaj cështjenë mënyrë që nxënësit të vetëdijesohen që nga mosha e…
