Shoqata e smirasve në Gjenevë  ‘Smira’ është bërë me kryesi të re. Kryetar i ri është zgjedhur Fadil Ademi, i cili në këtë detyrë ka zëvendësuar Ilir Zukën.  Me këtë rast  u falënderua  kryetari dhe kryesia e deritanishme për angazhimin dhe kontributin e dhënë në funskion të afrimit dhe lidhjes sa më të madhe të smirasve. Nënkryetar i parë është Ekrem Quni, nënkryetar i dytë Izjadin Nuredini, sekretar Mustafë Ademi, arkëtar Lah Jashari, kurse anëtarë janë zgjedhur: Avdyrrahim Rrahmani,  Naser Hajrullahu, Agim Ramadani, Shemsi Ibishi, Samet Bajrami, Musa Salihu, Driton Ahmeti, Qazim  Bajrami,  Liridon Ibishi dhe Mentor Hyseni.

Duke iu referuar informatave  që na ka dërguar përfaqësuesi për vendlindje i shoqatës ‘Smira’, Ramadan Rrahmani, kryesia e re, më 4 mars 2015, ka diskutuar në lidhje me përgatitjet për takimin tradicional të radhës të smirasve që do të mbahet më 18 prill 2015, në Gjenevë, nga ora 18:00, në  në Salle communale, Route de Chancy 131 CH-1213 Onex.

Me këtë rast u ndanë detyrat për secilin anëtar  të kryesisë,  u diskutua për programin si dhe u vendos që sikur herave tjera ushqimet t`i sjellin bashkëfshatarët që vijnë në festë, kurse pijet të shiten me cmim simbolik, ndërkaq pije alkoolike nuk do të ketë.

Në festën e smirasve do të ketë të ftuar nga komuna Onex, konsulli i Kosovës në Zvicër, përfaqësues nga shkolla shqipe, nga shoqata ‘Dituria’, nga shoqata ‘Gëzuar’ , FC ‘Kosova’. Do të ketë edhe muzikë live nga këngëtari  Labinot Rexha dhe do të organizohet edhe lojë shpërblyese.

Kryetari i ri i shoqatës ‘Smira’, Fadil Ademi, e ka hapur edhe cështjen e dhënjes së një mëditje për fshatin. Kjo iniciativë u përkrah nga të pranishmit.

Kryesia e re u bëri thirrje të gjithë atyre që kanë ide se si mund të organizohet edhe më mirë festa e smirasve më 18 prill 2015, në Gjenevë, apo si mund të ndihmohet fshati,  të  lajmërohen te kryesia e shoqatës ‘Smira’ në Gjenevë, apo edhe në vendlindje në Smirë, mirëpo mund të shkruajnë edhe në e-mailin shoqatasmira@gmail.com.

 Kryesia e re e shoqatës ‘Smira’ e zgjedhur më 22.02.2015:

  1. Fadil ADEMI- Kryetar      smiraki@hotmail.com       0797540882
  2. Ekrem QUNI-  Nënkryetar i parë      quni.e@hotmail.com      0797388308
  3. Iziadin NUREDINI-  Nënkryetar i dytë     0793918103
  4. Mustaf ADEMI-  Sekretar     amdem@bluewin.ch     0788666179
  5. Lah JASHARI- Arkëtar     l.jashari@bluewin.ch        0792373520
  6. Avdyrrahim RRAHMANI-  Anëtar     jardinier_paysagiste@yahoo.fr     0792794139
  7. Naser HAJRULLAU-   Anëtar     celi4@hotmail.fr    0033689511668
  8. Agim RAMADANI-  Anëtar   familjaramadani@hotmail.com     0796061752
  9. Shemsi IBISHI-   Anëtar      0797802514
  10. Samet BAJRAMI-  Anëtar     0762156530
  11. Musa SALIHU-    Anëtar       0794721877
  12. Driton AHMETI-  Anëtar       0766875061
  13. Qazim BAJRAMI- Anëtar      Milotii@hotmail.com    0762027865
  14. Liridon IBISHI-    Anëtar   0793450845
  15. Mentor HYSENI-  Anëtar     mentor.hiseni@hotmail.com    0791948555

Verifikues të kontos:

  1. Riza IBISHI     Verifikues    shkoibi@hotmail.com    0793754731
  2. Mifail IMERI     Verifikues    mifail_imeri@hotmail.com     0796602574
  3. Hyrmet BISLIMI   Verifikues

E-mail: shoqatasmira@gmail.com

4 Komente

  1. Zijadin Sylejmani on

    Ne emer te Shoqates “SMIRA DARDANE” pershendes diasporen shqiptare e ne vecanti smirasit.Falenderoj Kryetarin e deritashem te Shoqates “SMIRA” z.Ilir Zuken per kontributin dhe afirmimin e vendlindjes dhe njekohesisht pershendes Kryetarin e ri z.Fadil Ademi.Uroj qe te vazhdoni kete iniciative dhe te punoni me shume ne kultivimin e vlerave kombetare dhe kultivimin edashurise ndaj vendlindjes. Urime dhe suksese.

  2. Fadil Ademi on

    Në emër të shoqatës “SMIRS” Gjenevë falënderoj për urimet, kryetarin e shoqatës “SMIRA DARDANE” në Shkup, z. ZIJADIN SYLEJMANI dhe gjithë bashkëfshatarët Smiras, që jetojnë dhe veprojnë në Shkup.
    Dëshiroj të ju siguroj se qëllimi i shoqatës “SMIRA” në Gjenevë është bashkimi i bashkëfshatarëve Smiras në diasporë dhe të arriturave dhe vlerave të tyre ku do qofshin ato, në këtë mënyrë synojm rritjen e dashurisë ndajë vendlindjes dhe smirasëve kudo që janë… me respekt F. Ademi.

    • Fadil Ademi on

      Përshëndetje Vehbi, dëshiroj të jesh mirë ti dhe familja e juaj. në emër të shoqatës “SMIRA” të falënderoj përzemërsisht për urimet dhe përkrahjen tuaj. Ne jemi një pjesë ,shumë e vogël e SMIRËS, kurse SMIRA është, zemra dhe trupi i shoqatës “SMIRA” në Gjenevë .

Leave A Reply