Nxënësit e Shkollës së Mesme të Ulët ‘Dëshmorët e 5 Prillit’, nga Smira, të udhëhequr nga mësimdhënës dhe drejtori Xhavit Sahiti, përditë e më shumë po e dëshmojnë nivelin e tyre të kënaqshëm. Ata janë paraqitur në mënyrë të denjë gjatë promovimit të rezolutës për barazi gjinore në Viti, e cila u organizua nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe Drejtoria komuna e Arsimit. Në këtë takim ligjëroi Fatime Jasiqi zyrtare nga Zyra për barazi gjnore pranë Ministrisë së Arsimit. Ajo i porositi mësimdhënësit që t`i kushtojnë rëndësi kësaj cështjenë mënyrë që nxënësit të vetëdijesohen që nga mosha e hershme për barazinë gjniore.
Nxnësit e Smirës u prezantuan me ese, poezi, valle dhe punime të ndryshme, që kishin për tematikë barazinë gjinore.
Drejtoria e shkollës ka falënderuar nxënësit dhe mësimdhënësit që u përkujdesën për prezentim sa më të mirë. Me këtë rast shkolla mori si dhuratë nga Ministria e Arsimt disa paisje dhe mjete konkretizimi për mësim.
Znj. Jasiqi zgjodhi disa punime të nxënësve të Smirës, të cilat tha se do t`i promovojë edhe në Zyrën e kryeminisrit të Kosovës, Isa Mustafa.