Afaristi i njohur smiras Arben Ibishi, në një postim të tij në rrjetin social Facebook, i ka uruar nënës së tij, veteranes së arsimit mësueses Habibe Ibishi 7 Marsin-Ditën e Mësuesit dhe 8 Marsin-Ditën e Nënës.

Arbeni ka përkujtuar se nëna e tij për 44 vjet karrierë ka përcjellur 11 gjenarata me 395 nxënës.  Prej tyre 70 inxhinierë,  63 ekonomistë, 45 profesorë,  36 biznismen të suksesshëm,  16 mësues,  9 matematikantë,  7 agronomë, 5 mjekë,  4 politikanë, pra gjithsej 255 njerëz të shkolluar.

Mirëpo ai ka shprehur keqardhje se edhe pas këtyre rezultateve dhe fryteve të punës së saj, ajo nuk gëzon trajtimin e duhur nga shteti, sikur që nuk gëzojnë as të tjerët si ajo.

‘140 të tjerë kanë kriuar familje dhe janë të lumtur që kanë pas një mësuese si nënën time,  të dashur Habibe Ibishi. Ajo tash është në pension dhe i merr 120 € në muaj, ka shkuar Arben Ibishi në Facebook.

 

2 Komente

  1. I uroj Zojes Habibe, 8 marsin ditën e gruas dhe një penzion të rehatshem.
    Por Arbeni nëse është afarist, ai nuk duhet me u qajt se nëna vete i merr 120€ në muaj, ajo ishte me pagë kur punonte n’at kohen e vete, ma merr mendia, dhe arbeni e ka nënë dhe do ta sponzorizon???
    O Arben, edhe 750 veta t’kishin dal me doktoratur, asgjë nuk e ndryshon shumen e pensionit, nëse të gjithë ata inxhinier, matematikan etj. etj.. Kërkojav nga 10 €uro n’muaj (255 persona x10€ = 2550€) edhe mësuesja do ta kalon një penzion super të rehatshem…

  2. Zijadin Sylejmani on

    Mesuese e nderuar separi ju uroj pensionimin ,paqi jete te gjate e te lumtur. Shifrat e intelektualeve qe kaluan permes duarve Tuaja ,duke ju dhene dituri ,kulture e dashuri ,jane shume me te medha se sa shifra prej 120 euro. Edi se veshtire jetohet por lumturia eshte ne anen Tuaj kur dihet se keni be nje pune me pergjegjesi dhe perkushtim te madh,sepse vetem keshtu arrihen sukseset ne profesionin me te shejte.

Leave A Reply