Pas njoftimit të kryeminsitrit Isa Mustafa se Jabllanoviq nuk do të jetë më ministër në Qeverinë e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje ka bërë të ditur vendimin për shtyrjen e protestës së paralajmëruar për nesër. “I njoftojmë qytetarët e Republikës së Kosovës protesta e ftuar për nesër shtyhet për një ditë tjetër. Është çështje ditësh se kur do ta organizojmë protestën tjetër dhe për këtë do t’ju njoftojmë me kohë. Protesta i ka pasur dy kërkesa: shkarkimin e Jabllanoviqit dhe shndërrimin e Trepçës në ndërmarrje publike. E para është plotësuar e dyta ende jo”, thuhet në komunikatën për media të Vetëvendosjes. Në…
Autor: Tefik Salihu
Kryeminsitri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa ka njoftuar se Aleksandar Jabllanoviq, nuk është më pjesë e kabinetit qeveritar. Lajmi u publikua në një takim me gazetarët që zoti Mustafa mbajti në Prishtinë. Vendimi për largimin e jabllanoviqit nga Qeveria e Kosovës pason protestat e organizuara nga partitë politike në opozitë, për shkak se ai, më 6 janar, i kishte cilësuar si “egërsira” protestuesit në Gjakovë, të cilët po përpiqeshin të pengonin disa pelegrinë serbë që të vizitonin Gjakovën me rastin e Krishtlindjeve Ortodokse. Por, në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë, Aleksandar Jabllanoviq ka thënë se vendimi i…
Njoftohen të afërmit, miqtë dhe dashamirët, se ngushëllimet me rastin e vdekjes së Ramadan (Mejdi) Ramadanit, do të pranohen edhe në Regensburg të Gjermanisë. E pamja për të do të hapet të dielën, më 8 shkurt, 2015, nga ora 10:00 deri bë orëb 15:00, në Klubin Shqiptar ‘Dardania Regensburg’, në adresën Von- Donle- Str. 6, 93055-Regensburg Tel. për kontakt: 0176 63404365
Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka bërë të ditur sot emrat e dy drejtorëve të rinj. Tani e tutje Drejtoria për Kadastër, Gjeodezi dhe Pronë do të udhëhiqet nga Fatbardha Emini ndërkaq Drejtoria për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit do ta udhëheq Ajet Sallahu. Kreu i parë i kësaj komune, Sokol Haliti falënderoi Tajar Nezirin cili deri me tani ka qenë ushtrues detyre i Drejtorit të Drejtorisë për Kadastër, Gjeodezi dhe Pronë duke theksuar se ai ka qenë i kënaqur me angazhimin e tij. Ndërkaq Drejtorët e sapo emëruar falënderuan ekzekutivin për besimin e dhënë duke u…
Drejtoria Komunale e Arsimit, u ka bërë thirrje të gjithë nxënësve dhe mësimdhënësve të komunës së Vitisë që nesër të zhvillojnë mësimin sipas plan programit. Drejtori i kësaj drejtorie Qahil Sinani, ka thënë për VitiaLive se kërkon mirëkuptim nga mësimdhënësit e të gjitha shkollave fillore dhe të mesme të komunës së Vitisë që përkundër thirrjeve për grevë, nesër të vijojnë mësimin. Thirrja e Drejtorisë së Arsimit vjen pas paralajmërimeve të Sindikatës së Arsimit për grevë nesër në të gjitha shkollat e Kosovës.
Policia e Kosovës nëpërmes një komunikate ka bërë me dije se në protestën e sotme në Prishtinë, janë lënduar 72 pjesëtarë të policosë, 12 prej tyre me lëndime serioze, ndërsa dy zyrtarë policorë janë dërguar në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor. Policia e Kosovës deri në përfundim të protestës ka shoqëruar në stacione policore 160 protestues, për intervistim dhe procedura të mëtutjeshme ligjore. Po ashtu në bazë të informacioneve të pranuara nga Qendra Emergjente në Prishtinë, deri në këto momente 26 qytetarë kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Gjatë kësaj proteste janë shkaktuar edhe dëme të konsiderueshme materiale në automjetet dhe…
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka paralajmëruar vazhdimin e protestave deri në shkarkimin e ministrit për Komunitete dhe Kthim, Aleksandar Jabllanoviq dhe përderisa të mos nxirret ligji për Trepçën. Ai nuk ka treguar se kur do të organizohet protesta e ardhshme, por ka thënë se do të koordinohet edhe me subjektet dhe shoqatat tjera që i mbështesin këto protesta. Këto komente, Kurti i ka bërë gjatë një konference për media pas protestave të sotme në Prishtinë, të cilat eskaluan në dhunë prej disa orëve mes protestuesve dhe policisë. Për eskalimin e gjendjes, Kurti ka fajësuar policinë dhe krerët e…
Qeveria e Kosovës ka thënë se “gjuha kërcënuese” e përdorur nga organizatorët e protestës së sotme në Prishtinë është e papranueshme. Përmes një komunikate për media, Qeveria ka dënuar “dhunën e ushtruar ndaj Policisë së Kosovës”. Opozita në Kosovë ka organizuar sot në Prishtinë protesta për, siç ka thënë, shkarkimin e ministrit për Komunitete dhe Kthim, Aleksandar Jabllanoviq, dhe për shpalljen e Trepçës ndërmarrje të veçantë publike. Protesta ka eskaluar me përleshje midis protestuesve dhe forcave të rendit. “Qeveria e Kosovës shpreh vullnetin e plotë që të bashkëpunojë me të gjitha subjektet politike, me shoqërinë civile dhe grupet e ndryshme…
Dy persona kanë humbur jetën, dhe dy të tjerë janë lënduar mbrëmë, në një aksident trafiku, në rrugën Viti-Gërlicë, te rruga që shpie për fshatin Begracë. Sipas Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur rreth mesantës, kur dy vetura me targa vendore janë ndeshur drejtpërdrejtë. Zëdhënësi i Policisë rajonale në Gjilan, toger Ismet Hashani, ka bërë të ditur se F.L. (1976) dhe XH.Sh. (1984), nuk iu kanë mbijetuar lëdimeve të marra dhe kanë ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit vozitësi me inicialet H.A, është ndalur në mbajtje për 48 orë. Burime të vitialive.com, bëjnë të ditur se dy të vdekurit janë…
Njoftohen të afërmit, bashkëfshatarët, miqtë dhe dashamirët, se varrimi i Ramadan (Mejdi) Ramadanit, do të bëhet, të premten më 23 janar 2015, nga ora 13:00, në Smirë, pas faljes së Xhumasë. Ramadani ndërroi jetë, në Lyon të Francës, në moshën 59 vjeçe.
