Autor: Tefik Salihu

Në përkujdesjen e kryetarit të komunës, Sokol Haliti, Vitia ka shënuar sot 7-vjetorin e pavarësisë së vendit. Për nder të këtij përvjetori Kuvendi Komunal i Vitisë ka mbajtur seancë solemne, ndërkaq më pas janë bërë homazhe në varrezat e dëshmorëve në Viti. Në manifestimin qendror në Shtëpinë e Kulturës “Gursel dhe Bajram Sylejmani “ në Viti para të pranishmeve është shfaqur një program kulturo dhe artistik është folur edhe për rrugëtimin e Kosovës deri tek pavarësia e saj. Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti tha se pavarësia e këtij vendi u arrit pas shumë kërkesave dhe sakrificave të këtij…

Read More

Nxënësit e Shkollës së Mesme të Ulët ‘Dëshmorët e 5 Prillit’, në Smirë me një program kulturo-artistik, kanë shënuar 17 Shkurtin-Ditën e Pavrësisë së Republikës së Kosovës. Në këtë përvjetor të organizuar nga udhëheqja e shkollës bashkë me mësimdhënës, i pranishëm ishte edhe drejtori komunal i Arsimit, Qahil Sinani.

Read More

Sot u mbushën 12 muaj pa më të dashurin tonë NAZMI SALIHU 1926-2014 Thuhet se koha shëron plagët, por jo edhe dhimbjen. Bujaria, urtësia, sinqeriteti, na bën të ndihemi krenarë që të patëm. Kujtimi dhe malli gjithnjë mbetën pjesë e jetës sonë. E përkujtojnë:   Vajzat, djemtë, nipat, mbesat dhe gjithë familja e gjerë në fshatin Smirë dhe diasporë (Zvicër, Belgjikë dhe Francë).

Read More

Disa biznese vitiase kanë vendosur që pakënaqësinë e tyre për gjendjen në rrugët rajonale ta shprehin në mënyrë ironike. Ata në  gropat që janë bërë në rrugën Viti-Gërlicë dhe Viti-Kllokot kanë mbjellur në mënyrë simbolike fidanë të bredhave. Pjesëmarrësit e këtij aksioni janë shprehur të revoltuar për shkak të sic kanë thënë ‘neglizhencë’ së institucioneve të vendit. Njazi Fejzullahu, banor i fshatit Smirë, ka thënë për Telegrafin se vendimin për të protestuar në këtë formë e kanë marrë, pasi që deri më tani institucionet nuk kanë ndërmarrë asnjë vendim për të rregulluar këtë rrugë. “Përveç banorëve, në këtë aksion janë…

Read More

PERKUJTIM: U bënë 2 vite  nga vdekja  e më të dashurit tonë BEKIM (Nazim) IBRAHIMI (1975-2013) Koha po kalon, e ne kurrsesi të bindemi se nuk është në mesin tonë, më i dashuri ynë. Qenka vështirë të shkruajmë kujtim për të.  Fjalët janë të pakta që të shprehim pikëllimin. Kujtimet dhe malli për të  janë pjesë e jetës sonë. E kujton familja Ibrahimi nga Smira, Zvicra dhe Gjermania.

Read More

Shkëlqim (Bashkim) Hasani, nxënës i Shkollës fillore të mesme të ulët “Bafti Haxhiu”, në Viti, e ka kaluar fazën e  parë të testit të inteligjencës në projektin ATOMI,  me pikët më të larta, 145. Qendra ENCOMPASS, me përkrahje nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), është duke implementuar projektin ATOMI, i cili ka për qëllim identifikimin dhe përkrahjen e personave me inteligjencë të jashtëzakonshme. Ky projekt synon të përfshijë të gjithë nxënësit prej klasës VIII deri XII nga të gjitha shkollat e Kosovës. Nga ky projekt  do të përzgjidhen 50 nxënësit më të mirë, të cilëve synohet që t’ju…

Read More

Qeveria e Kosovës, ka miratuar sot vendimin për themelimin e një komisioni, i cili do të shqyrtojë mundësinë për faljen e borxheve për personat fizik dhe juridik. Falja e borxheve nga Qeveria e Kosovës, do të bëhet nga ana e institucioneve shtetërore dhe ndërmarrjeve publike, si dhe të gjitha borxhet që i kanë qytetarët deri më 31 dhjetor të vitit 2008. Ministri i Financave, Avdullah Hoti, ka thënë se janë bërë vlerësimet paraprake për borxhet, që bizneset dhe qytetarët kanë ndaj Administratës Tatimore të Kosovës, tatimi në pronë, dhe borxhet ndaj ndërmarrjeve publike në energji, ujë, mbeturina dhe ngrohje. Ky…

Read More

Cilat janë projektet e reja për shkollën tonë? – Në të gjitha shkollat e komunës sonë është duke u bërë një punë e madhe,  sidomos në  infrastrukturë, në rregullimin e brendshëm dhe të jashtëm ku zhvillohet procesi mësimor. Komuna e Vitisë ka rreth 11 mijë nxënës. Mësimi zhvillohet në 19 shkolla amë  me drejtori përkatëse, me 20 paralele të ndara dhe me gjithsej 813 punëtorë. Sa i përket infrastrukturës,  deri më tani është punuar shumë, por edhe në shkollën tuaj është punuar duke ju falënderuar drejtorit, këshillit të shkollës dhe fshatit që me një punë të përbashkët kanë arritur që…

Read More

Drejtori për Bujqësi, Pylltari e Zhvillim Rural në Viti, Veton Ademi, ka prezantuar sot në një konferencë për media, punën e kësaj drejtorie gjatë vitit 2014. Ai ka thënë se në vazhdën e angazhimeve dhe planeve të parapara, janë realizuar disa projekte, me të cilat përpos se janë përkrahur bujqit dhe fermerët vitias, poashtu edhe është punuar në ofrimin e kushteve më të mira për punë. “Gjatë vitit që e lam pas, kemi bërë ndarjen e folive të najlonit për mbi 200 bujq; janë shpërndarë 33 makina mjelëse për blegtorë; është bërë shpërndarja e pulave vojse për familjet e fshatrave…

Read More