Ekipi i Shkollës fillore së mesme të ulët ‘Dëshmorët e 5 Prillit’, nga Smira, i përbërë nga Bleona Ramadani, Marigona Ahmeti dhe Teuta Quni, ka zënë vendin e dytë në garat komunale, të organizuara nga Drejtoria e Arsimit, për nder të 7 Marsit-Ditës së Mësuesit. Nxënësit e Smirës arritën të fitojnë 78 pikë, një më pak se ekipi fitues i Shkollës fillore ‘Njazi Rexhepi’ nga Sllatina.  Drejtoria e shkollës i uron për këtë sukses dhe i falënderon mësimdhënësit për punën që po e bëjnë si dhe grupin e nxënësve që përfaqësuan shkollën në mënyrë të denjë.

 

Leave A Reply