Agim Agushi sërish e ka trazuar opinionin dhe është vënë në shënjestër të mediave kosovare e më gjerë, pas paralajmërimeve se së shpejti në Viti, do të provojë të thyejë rekordin botëror të Guinness -it, duke goditur topin me kokë në qife më djalin e vëllait të tij-Agushit, Leotrim Agushin. Së fundi, më 7 mars, Agimi kishte një bisedë telefonike nga Smira me Radio ‘Dukagjinin’, më 4 mars mori pjesë në koncertin humanitar në Gjakovë, ku në palestrën e porteve para mijwra shikuesve u paraqit me një performancë, krahas yjeve të estradës kosovare, kurse ditë më parë, atmosfera në Viti në prag të ngjarjes, u prezantua në një kronikë në RTK. Agimi para kësaj ishte edhe në Televizionin ‘Alsat M’ të Maqedonisë.
Përndryshe, rekordi i Guinnissit, që pretendon ta arrijë Agimi bashkë me Leotrimin, është mbështetur përvec nga Komuna e Vitisë dhe donator të tjerë, edhe nga kompani smirase, sic janë ‘Carroserie Rrahmani’ në Gjenevë, Salloni i mobiljeve ‘Migros’, ‘Inter Com’ dhe ‘Eco Product’. Pronarët smiras të këtyre firmave kanë shprehur gatishmërinë që ta përkrahin materialisht vendasin e tyre për të hequr një pjesë të shpenzimeve të organizimit si dhe të Komisionit të Rekordeve të Guinness-i që do të vie në Viti, për ta certifikuar rekordin e qiftit Agim e Leotrim Agushi.
1 Koment
I nderuari Agim, Ju pershendes dhe Uroj qe ta kaloni me sukses kete sfide per Librin e Ginisit.Suksese.