Kryetari i Kryesisë së Shoqatës “Smira”, me seli në Gjenevë, Fadil Ademi, përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, ka falënderuar të gjithë ata që kontribuan dhe mundësuan mbajtjen e takimit të gjashtë tradicional të smirasve, të shtunwën mbrëma, në Gjenevë. “Është një ndjejnë dhe një kënaqësi e veçantë të punosh me një ekip entuziast, siç është kryesia e diasporës smirase në Gjenevë, e cila për herën e 6-të ua mundësoi bashkimin e bashkëfshatarëve në diasporë në një ambient dhe atmosferë aq të veçantë. Por një falënderim i veçantë dëshiroj të ua bëjë: nënave, motrave dhe…
Autor: Tefik Salihu
Smirasit edhe një herë kanë dëshmuar se janë aktiv, të përkushtuar dhe dinë ta respektojnë njëri-tjetrin, vendlindjen dhe të bëjnë gjëra të mëdha e të mira. Këto vlera, ata i shpërfaqën mbrëmë në Gjenevë, në takimin tradicional, të organizuar nga Shoqata ‘Smira’. Në këtë festë, të gjashtën me radhë, ishin qindra smiras nga e gjithë Zvicra, por edhe nga shtete tjera të Evropës, enkas për t`u kënaqur, për t`u ç`mallur njëri me tjetrin dhe për të treguar sa e duan Smirën. Kryetari i kësaj shoqate Fadil Ademi ka thënë se qëllimi i këtij takimi mbetet gjithnjë mbajtja e lidhjeve me…
Fondacioni Kosovë Luxembourg do të vazhdojë të përkrahë komunat e Kosovës edhe në periudhën në vazhdim. Investimet do të bëhen në fushën e edukimit, zhvillimi i komuniteteve dhe gjenerimi i të hyrave nëpërmjet fuqizimit të ekonomisë. Në një takim që ka mbajtur me drejtorë të shkollave të komunës së Vitisë, zyrtari për projekte, Florim Shabani, nga ky fondacion, duke pezantuar formën dhe procedurat e aplikimit, tha se fondacioni do të përpkrahë nismat shkollore, përkatësisht do të ndihmojë shkollat me mjete dhe pajisje konkretizimi për ngritje të cilësisë në arsim. Fondacioni Kosovë Luxembourg deri në fund të vitit 2016 do të…
Uji që rrjedh me ramje të lirë nga mali, në çezmen publike, skaj rrugës për Bjeshkallavë si dhe uji i cili poashtu vjen me ramje të lirë por nga një burim tjetër nga mali, në shkollën ‘Dëshmorët e 5 Prillit’, është i pijshëm. Sipas analizave nga Instituti Rajonal i Shëndetësisë Publike në Gjilan, të bëra më 30 mars 2015, me iniciativën e Bushat Zukës, ky ujë mund të përdoret për pije. Në aspektin bakteriologjik thuhet se mostra i përgjigjet, kurse në aspektin kimik, rezultatet rekomandojnë që ujit t`i bëhet dezinfektimi. Në çezmen e fshatit, banorët vazhdimisht kanë mbushur ujë, por shumica nuk…
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, vizitoi të enjten Komunën e Vitisë, ku u takua me kryetarin e Komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe me Qeverinë komunale. Mustafa, që shoqërohej në këtë vizitë nga ministrat Hykmete Bajrami, Lutfi Zharku, Imet Rrahmani dhe zëvendësministri Bajram Gecaj, së bashku me kryetarin e Vitisë përuruan edhe Emergjencën e re në këtë Komunë si dhe vizituan Fabrikën VINEX. Pas takimit me kryetarin e Komunës dhe Qeverinë komunale të Vitisë, në një konferencë për gazetarë kryeministri Isa Mustafa shprehu kënaqësinë e tij për këtë vizitë në Viti, një komunë e cila, siç u shpreh…
Statistikat e autoriteteve zvicerane kanë treguar se Kosova është vendi i vetëm evropian që figuron në mesin e 10 vendeve me më së shumti kërkesa për azil në Zvicër, bashkë me disa vende afrikane. Prej janarit deri në mars të vitit 2015, autoritetet kufitare kanë ndaluar 3280 migrantë ilegalë në Zvicër. Rreth 440 të ardhur janë nga Gambia, 369 nga Kosova, tregojnë shifrat e publikuara nga ‘NZZ am Sonntag’. Vendet e vogla evropiane gjenden në pozitën e dytë të statistikave, të përcjellura nga Nigeria (250 persona të ndalur për qëndrim ileal) dhe Senegali (me 194 persona). ‘Arsyet ekonomike dhe mungesa…
Në moshën 86 vjeçare, ka ndërruar jetë Sadije Ademi (nëna e Hamdi Ademit). Varrimi do të bëhet, sot më 10 prill 2015, pas namazit të Xhumasë, në Gjilan. E pamja do të jetë e hapur tri ditë, prej 11 deri me 13 prill 2015, në shtëpinë e Hamdiut, afër Tregut të veturave në Gjilan. Ngushëllime familjes Ademi dhe të afërmve të ndjerës!
Në moshën 80 vjeçare, ka ndërruar jetë sot Haxhi Jakup Pajaziti. Ceremonia e varrimit do të bëhet nesër, më 10 prill 2015, pas namazit të Xhumasë, rreth orës 14:00, në Smirë. Ngushëllime familjes Pajaziti dhe të afërmve të ndjerit!
Smirasit nga Shkupi, janё shprehur tё nderuar dhe tё lumtur qё morёn pjesё nё pёrvjetorin e rёnies sё dёshmorёve tё kombit Mirali Sejdiu, Hebib Sejdiu, Skender Salihu e Ylvi Demiri dhe nё shёnimn e Ditёs sё shkollёs e cila e mban emrin nё nderim tё tyre, ‘Dёshmorёt e 5 Prillit’. Ata pёrveç se ndihen mirё qё kanё nderuar dёshmorёt dhe shkollёn e fshatit, janё mirёnjohёs dhe falёnderues edhe pёr respektin qё iu ёshtё bёrё nga vёllezёrit e motrat nё vendlindjen e tyre. Nё njё letёr qё ia ka dёrguar portalit tonё, kryetari i Shoqatёs ‘Smira Dardane’, me seli nё Shkup,…
Rëndësia e Smirës si vendbanim i vjetër, vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes së opinionit. Gazeta e përditshme ‘Koha Ditore’, ka shkruar në numrin e së dielës gjerësisht për monumentet e zbuluara në vitin 1988, teksa në janarin e këtij viti po rrënoheshin muret e xhamisë së vjetër. Në artikullin e gazetarit Artan Krasniqi, kanë folur hoxha i fshatit, Gafurr Ramadani, historian Feriz Ahmeti si dhe arkeologia e njohur akademikja Edi Shukriu. Ajo ka përshkruar në hollësi ditën kur është zbuluar stela e Smirës, të cilin e quan si njërin ndër monumentet më të vlefshme epigrafike, të gjetura deri…
