Disa punëtorë po punojnë në rregullimin e rrethojës së oborrit të shkollës së fshatit Smirë. Sipas drejtorit të shkollës Xhavit Sahiti, kjo është vetëm faza e parë, pasi mjetet që ka ndarë komuna ( 1000 euro), nuk mjaftojnë për këtë të përfunduar krejt projektin. Sipas tij, aktualisht po vendosen themelet dhe shtyllat prej hekuri, kurse pjesa tjetër apo rrethojat, mbeten për më vonë, kur të sigurohen mjete shtesë.