Autor: Tefik Salihu

Pas një angazhimi dhe një pune të gjatë e të palodhshme, të nxënësve dhe stafit punonjës si dhe të sekretarit Astrit Shabiu, Shkolla Filore e Mesme e Ulët ‘Dëshmorët e 5 Prillit’, nga Smira, nxorri revistën me emrin ‘Jehona’. Revista  u mirëprit  nga nxënësit, mësimdhënësit, këshilli drejtues i shkollës sonë dhe prindërit, sepse është një vepër e vlerësuar dhe e rëndësishme.  Drejtori Xhavit Sahiti  ka thënë se falënderimi për këtë iu takon nxënësve të  cilët punuan shumë si dhe Drejtorisë për Kulturë Rini dhe Sport në Viti, përkatësisht drejtoreshës Kaltrina Sylejmani, që mbështeti financiarisht botimin e revistës.

Read More

Banorë të Smirës dhe të ardhur enkas nga diaspora, Shkupi dhe Shqiperia, ngritën flamurin kombëtar kuq e zi,  tek lapidari i dëshmorëve të kombit Mirali Sejdiu, Hebib Sejdiu, Skender Salihu dhe Ylvi Demiri, në përvjetorin e 16 të rënies së tyre në altarin e lirisë. Kjo është dhuratë nga mërgimtarë smiras, të  tubuar në Shoqatën ‘Smira’, në Gjenevë. Letrën përshëndetëse në emër të shoqatës e lexoi Samet Bajrami.

Read More

Smira ka përkujtuar sot bijt e saj dëshmorë, të rënë më 5 prill të vitit 1999 dhe ka shënuar Ditën e shkollës që mban emrin e tyre. Mirali Sejdiu, Hebib Sejdiu, Skender Salihu dhe Ylvi Demiri janë nderuar te Varrezat e Dëshmorëve në Viti dhe tek lapidari i ngritur për nder të tyre në qendër të fshatit. Aty është ngritur flamuri kombëtar në shtyllën 21 metra të lartë, që është dhuratë nga Shoqata “Smira” me seli në Gjenevë. Kurse jeta dhe vepra e tyre është lartësuar dhe vlerësuar nga të pranishmit në manifestimin që u mbajt në oborrin e shkollës…

Read More

Nxënës të Smirës, bashkë me drejtorin Xhavit Sahiti dhe punëtorët teknik, Imer Bajrami dhe Shpejtim Ibishi, duke mbjellur 100 drunjë dekorativë, të cilët i solli dhuratë për shkollën, smirasi Zijadin Sylejmani, me vendbanim në Shkup.   Poashtu, edhe Emrush Azizi solli lule të ndryshme për ta zbukuruar oborrin. Drejtoria e shkollë falënderoi për këtë gjest të dy kontribuesit.

Read More

Smirasi Zijadin Sylejmani, i cili jeton nё Shkup, i ka dhuruar bibliotekёs sё Shkollёs sё Mesme tё Ulёt ‘Dёshmorёt e 5 Prillit’, nё Smirё 551 titujt librash tё fushave tё ndryshme, shkencore,  shkollore, letrare etj.  Ai tha se 68  prej tyre janё tё Prof.Dr. Sami Sylejmanit, tё cilat familja e tё tashmё tё ndjerit ka pasur dёshirё t`ia dhurojё Smirёs. Vet Zijadini  shprehet i  lumtur qё ka pasur mundёsi dhe vullnet tё mirё qё kёtё capital intelektual ta sjellё nё fshatin e tij tё lindjes.  Pёrndryshe ai ёshtё edhe kryetar i Shoqatёs sё smirasve nё Shkup ‘Smira Dardane’. Drejtori i…

Read More

Mërgimtari smiras, Mirali Shabani vazhdon ta ndihmojë vendlindjen e tij. Ai ka sjellë sërish topa futbolli-dhuratë Shkollës së Mesme të Ulët ‘Dëshmorët e 5 Prillit’.  Miraliu tha se e ka ndjerë obligim që të kontribuojë sado pak për shkollën në të cilën ka mësuar edhe vet, duke e ditur nevojën. Përveç kësaj, Miraliu i dha shkollës një donacion prej 100 Sfr. Drejtori Xhavit Sahiti, në emër të shkollës e ka falënderuar Miraliun, i cili shpeshëherë ndihmon shkollën tonë me gjëra sportive dhe mjete financiare.

Read More

Drejtori komunal i Arsimit Qahil Sinani, përveç që  ka paraqitur prej fillimit të  mandatit të  tij, si prioritet ngritjen e cilësisë  në  arsim, është  shprehur i përkushtuar për të  siguruar edhe kushte më  të  mira për punë  dhe mësim. Gjatë  një  vizite që  i bëri Shkollës së  Mesme të  Ulët ‘Dëshmorët e 5 Prillit’, në  Smirë, bashkë me drejtorin e Bujqësisë, Veton Ademi, në   përfundim të  vendosjes së  një  pjese të  rrethojave të  oborrit, drejtori Sinani tha se do të  vazhdojë  përpjekjet që  edhe në  të  ardhmen të  ndihmojë  shkollat aq sa ka mundësi dhe mjete. Drejtori i shkollës Xhavit…

Read More

Drejtori i Shkollës ‘Dëshmorët e 5 Prillit’, Xhavit Sahiti, sekretari Astrit Shabiu dhe punëtorët teknik Shpejtim Ibishi dhe Imer Bajrami, duke punuar vullnetarisht në vendosjen e rrethojës së oborrit të shkollës. Projekti është mbështetur me 1000 € nga komuna e Vitisë, kurse Drejtoria e Arsimit i ka siguruar edhe  kangjelat. Drejtori Sahiti ka falënderuar komunën dhe drejtorin komunal të Arsimit, Qahil Sinani,  për këtë mbështetje si dhe punonjësit e shkollës dhe kompaninë N.T.P ‘Smira’, e cila ka ndihmuar me mjete punës. Sipas tij, po planifikohet edhe vendosja e derës hyrëse të oborrit të shkollës, për cka nevojiten mjete shtesë financiare.

Read More

Tre persona janë plagosur në mbrëmë në fshatin Sodovinë të Jerlive në Komunën e Vitisë. Që të tre janë dërguar në Qendrë Klinike dhe Universitare të Kosovës në Prishtinë pë trajtim mjekësor. Kosovapress raporton se personi që ka marrë plagë të rënda është i lindur në 1997. Të plagosur me armë zjarri janë edhe dy familjarë të tij. Burime të Kosovapressit bëjnë të ditur se ata kishin një problem me fqinjtë e tyre.  Policia po heton rastin.

Read More

Smirasit e Shkupit edhe këtë vit e filluan mbarë. Shoqata s  “Smira Dardane”  e cila tubon smirakët që jetojnë në Shkup e rrethinë, mbajti Kuvendin e Dytë, në udhëheqjen e Muahamet Ibrahimi.   Ai duke përmendur regjistrimin e smirasve të Shkupit  theksoi në mënyrë të veçantë numrin e të shkolluarve, të atyre me fakultet, magjistrave dhe Dr.shkence, duke thënë se me këtë fakt mund të mburremi të gjithë si smiras. Kryetari i Shoqatës Zijadin Sylejmani,  prezantoi para të pranishmëve të gjtiha aktivitetet që shoqata i ka organisuar gjatë vitit 2014, si : Themelimi dhe zyrtarizimi i Shoqates  “Smira Dardane” ; Regjistrimi i popullatës…

Read More