Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport e komunës së Vitisë, do ta mbështesë financiarisht botimin e revistës shkollore, të cilën e kanë përgatitur nxënësit e Shkollës Fillore të Mesme të Ulët ‘Dëshmorët e 5 Prillit’, në Smirë, në bashkëpunim m skretarin e shkollës Astrit Shabiun . Këtë zotim ua kumtoi sot filloristëve smiras, vet drejtoresha e kësaj drejtorie, Kaltrina Sylejmani, e cila vizitoi shkollën e Smirës, bashkë me zyrtarë tjerë komunalë. Ajo inkurajoi nxënësit që të merren edhe me aktivitete të lira-sportive e kulturore, përvec mësimit që duhet ta kenë në rend të parë. ‘Lus të gjithë nxënësit që kanë aftësi për t`u marrë me sport, apo lloje të ndryshme të artit, sic është piktura, skulpura etj, të vijnë në drejtorinë tonë dhe t`ju bashkohen klubeve apo shoqarave që funksionojnë. Unë do t`ju jem në krah gjithmonë kur keni nevojë dhe do t`ju mbështesë për gjithcka që keni nevojë’ u tha drejtoresha Sylejmani, nxënësve që e kanë përgatitur revistën shkollore. Drejtori Xhavit Sahiti e njoftoi drejtoreshën Sylejmani për ecurinë e procesit edukativo-arsimor si dhe me projektet dhe punët që janë bërë e që po bëhen në këtë shkollë. Poashtu ai tha se revista do të quhet ‘Jehona’ dhe do të përfshijë aktivitetet dhe ngjarjet e vitit në shkollë si dhe materiale tjera si ese, poezi, intervista, fotografi, punime etj. Drejtori Sahiti e falënderoi drejtoreshën Kaltrina Sylejmani për mbështetjen dhe interesimin e saj për shkollën e Smirës dhe shfaqi shpresën se nga kjo iniciativë e nxënësve do të krijohet një revistë e mirë, e cila do të promovohet në ditën e shkollës më 5 prill.