Mësimdhënësi Izet Sylejmani, është pensionuar pas rreth katër dekadave pune të palodhshme dhe kontributi të cmueshëm në arsim. Arsimtarit Izet, sic e kemi quajtur gjithnjë, kurrë nuk iu nda ditari nga dora, që nga viti 1972 kur nisi punën për herë të parë. Ai u përcoll me respekt të madh dhe konsideratë nga kolegët e deridjeshëm të punës në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët ‘Dëshmorët e 5 Prillit’. Për nder të tij, kolektivi i shkollës organzoi një takim përshëndetës në një nga restorantet e Vitisë. Njëkohësisht arsimtari Izet dje e kishte edhe ditëlindjen. Në letrën që ia kishin kushtuar kolegët e tij, thuhej se të shkruash për biografinë e mësuesve të gjeneratës më të ndritshme të arsimit, nuk mjafton një copë letër. Ata cmuan lart personalitetin dhe përkushtimin profesional të Izet Sylejmanit gjatë gjithë kohës që kishin kaluar së bashku. ‘Gjatë tërë këtyre viteve pune, mësuesi Izet nuk kurseu mundin dhe vullnetin e tij për të edukuar dhe mësuar gjeneratat e reja. Prandaj, për këtë mori lëvdata dhe mirënjohje nga shkolla’, thuhej për mësuesin Izet, në letrën e kolegëve të tij. Edhe Drejtori komunal i Arsimit, Qahil Sinani dhe drejtori i shkollës Xhavit Sahiti, vlerësuan lart punën e mirë që ka bërë mësuesi Izet. Atij me këtë rast iu dhanë dhurata dhe mirënjohje nga Drejtoria e Arsimit, shkolla e Smirës dhe nga Shoqata ‘Smira Dardane’, me seli në Shkup.
BIOGRAFIA E IZET SYLEJMANIT
Mësuesi Izet Sylejmani lindi në fshatin Smirë më 4 mars të vitit 1950, 4 klasët e shkollës fillore i kreu në fshatin Smirë, kurse 4 të tjera në fshatin Goshicë.Menjherë pas shkollës fillore u regjistrua në shkollën Normale në Gjilan, të cilën e kreu me sukses në vitin shkollor 1970/1971.Më pas regjistroi fakultetin filozofik, Dega e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe, si student i rregullt. Pasi kreu vitin e parë të studimeve, për shkaqe ekonomike, u detyrua të punësohet në shkollën fillore ‘Emin Duraku’ në Skifteraj, ishte ky viti shkollor 1972/1973. Ndërsa punën arsimore e vazhdoi në shkollën fillore të Radivojcit, ku krahas punës vazhdoi studimet dhe kreu tre vite të Fakultetit të Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe. Pas kryerjës së shërbimit ushtarak, në shtator të vitit 1975 filloi punën në shkollën fillore të Smirës. Në vitin shkollor 1985/1986, nuk iu dha pëlqimi për të punuar në procesin mësimor si i papërshtatshëm për pushtetin e atëhershëm komunist, e kjo periudhë zgjati deri në vitin 1990. Pas ndryshimeve politike, u kthye përsëri në procesin mësimor përsëri në Smirë duke dhënë lëndët Fizikë, Art Figurativ etj. Ndërsa në vitin 1993 kaloi në mësimin klasor dhe përcolli disa gjenerata të deritashme. Kolegët ia uruan shëndet të mirë, pension të rehatshëm dhe gjitha të mirat në jetë me familjen e tij.
Faleminderit mësuesi ynë Izet!
4 Komente
E falenderoj për gjithë gatishmërinë , përgjegjshmërinë dhe profesionalizmin e treguar nder vite per te edukuar dhe arsimuar breza te rinje.
Mesimi i tij me ka frymezuar dhe me ka lejuar te shoh gjera qe me pare sdo ti kisha vene re. Eshte kenaqesi mesuesin tim ta kem edhe koleg ku nga ai mesova se si duhet te jete nje petagog i mire, shume fat dhe shendet ne pension…
Pershendetje i nderuar kusheri. Edhe perjetimi i pensionimit eshte dicka e vecant ne jeten e njeriut,andaj behu krenar qe e perjetove dhe e shijove edhe kete.Punove profesionin me te shejte per 4 dekada me perkushtim dhe pergjegjesin me te madhe ,andaj ka arsye te plote te jesh i lumtur dhe krenar.Kete e deshmuan te gjithe shoket dhe koleget tek te cilet ke lene momente te paharruara.
Urime pensioni ,paqi jete te gjate e te lumtur . Zijadini -Shkup
Përshendetje mësues i nderuar
Të punosh me dekada në profesionin e shejte si është profesioni i mësuesit dhe të mbërrish pensionimin eshte krenari ,ne gjenaratat qe kemi pase rastin te jemi nxënsit tuaj ju jemi mirënjhës për kontributin tuaj.
Urime pensioni,paqi jete të lumtur.
Me respect
Naim Sejdiu
Mirënjohje dhe respekt për mësuesin Izet Sylejmani
Në kohën kur mësuesi Izet ka filluar të punojë në shkollën e Smirës brezi im ka pas rastin që për një kohë të shkurtë ta kemi si mësimdhënës.
Në një kohë që në Kosove kishte filluar një rilindje arsimore dhe kulturore ,ku në mënyrë masovike filloi përfshirja e fëmijeve për t’u arsimuar, ardhja e mësuesit Izet ishte një perforcim i kuadrit kualifikues dhe profesionist nga lënda e gjuhës shqipe.Kjo lidhet edhe me atë se mësuesi Izet kishte një fjalorë jo vetëm të gjerë shprehës por edhe të nivelit të gjuhes standarde që për atë
kohë ishte bukur e vështirë t’i ,, perballoje” .Thonë që arma e mësusit është lapsi,por mësuesi Izet e kishte edhe një më të fuqishme, arti i të shprehurit të bukur të gjuhës shqipe.Kjo më ka lënë një përshtypje jashtëzakonisht të mire!
Të uroj të keni shëndet edhe pas penzionimit tuaj të merituar!
Imer Ademi , Hildesheim