Familja e maturantit Baki (Emin) Ahmeti, nga Smira e Vitisë, i cili humbi jetën në aksident trafiku, duke festuar pas mbrëmjes së maturës, shpreh pikëllimin dhe shqetësimin për humbjen e birit të tyre. Njëkohësisht familja Ahmeti përmes një letre dërguar portalit fshatismire.com, porosit prindërit, profesorët dhe institucionet arsimore të Republikës së Kosovës, të ndërmarrin diçka, në mënyrë që raste të tilla të mos ndodhin më. “I papritur ishte lajmi kur kuptuam se pas manifestimit të maturës, humbëm të birin, vëllanë, nipin, nxënësin, shokun-e humbën maturantin. Është bërë traditë manifestimi i mbrëmjes së maturës, si një natë shumë e hareshme e…
Autor: Tefik Salihu
Projekti i kanalizimit në Smirë, i cili u financuar nga buxheti komunal, ka probleme në përfundimin e tij. Kryetari i fshatit, Afrim Salihu, ka thënë për ‘Plus TV’ se punëkryesi nuk ka pasur kujdes gjatë ekzekutimit të punimeve dhe u ka shkaktuar dëme banorëve por ka dëmtuar edhe infrastrukturën ekzistuese si trotuarin e rrugës kryesore dhe gypat e kanalizimit të uëjrave atmosferike. Salihu ka thënë se përvec kësaj, rrjeti i kanalizimit akoma nuk është shtrirë në të gjitha pjesët e parapara me projekt. Drejtori komunal i Ekonomisë dhe FInancave, Ibrahim Ramaj, ka thënë se projekti i kanalizimit në Smirë nuk…
Sokol Haliti është rizgjedhur kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës dega në Viti. Në kuvendin e VIII zgjedhor të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Viti, ishin të pranishëm kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, njëherit kryetar i LDK-së, sekretari i përgjithshëm LDK-së Ismet Beqiri, 38 nëndegë të LDK-së të komunës së Vitisë dhe 99 delegatë. Në fjalën e tij, kryetari i LDK-së, njëherit kryeministër i Kosovës Isa Mustafa e ka cilësuar procesin zgjedhor në LDK si të lirë dhe demokratik. Kurse kryetari i porsazgjedhur i LDK-së në Viti , njëherit kryetar i komunës së Vitisë Sokol Haliti me një fjalë rasti…
Nxënësit e tri klasave të para në Shkollën e Mesme të Ulët “Dëshmorët e 5 Prillit”, në Smirë, e shënuan me gëzim përfundimin e librit të tyre të parë-Abetares. Mësuesit Xhavit Fazliu, Shpresa Zuka dhe Tahire Bajrami, kishin organizuar me nxënësit e tyre një festë të vërtetë. Ata prezantuan para prindërve dhe mësimdhënësve e nxënsve një program artistik, me recitime, këngë e valle. Një pjesë të madhe të programit, ia kushtuan pikërisht Abetares-librit që iu dha alfabetin. Shkolla ishte mbushur plot gëzim e hare. Të gjithë ishin të kënaqur që nxënësit kanë arritur ta përvetësojnë suksesshëm alfabetin dhe tash e…
Baki (Emin) Ahmeti (1997) nga Smira ka humbur jetën, pak pas mesnatës, në një aksident trafiku në rrugën Ferizaj-Gjilan. Sipas Policisë Rajonale, dyshohet se aksidenti ka ndodhur në momentin kur drejtuesi i automjetit “Opel Montrey”, me të arritur përballë restaurant “Shaqa”, humbi kontrollin dhe përfundoi jashtë rrugës në anën e djathtë të lëvizjes së tij. “Me këtë rast nga plagët e marra vozitësi Baki Ahmeti, ndërroi jetë, ndërsa të gjithë të lënduarit pas trajtimit mjekësor në Qendrën Emergjente në Gjilan janë lëshuar në shtëpi”, tha Ismet Hashani zëdhënës i policisë rajonale. Sipas tij, besohet se nxënësit po ktheheshin nga…
Punëtorët teknikë dhe personeli, duke e testuar makinën për pastrimin e dyshemesë së shkollës së Smirës, të cilën mërgimtari ynë Samet Bajrami e ka sjellë dhuratë nga Zvicra. Drejtori i shkollës, Xhavit Sahiti, ka falënderuar Sametin për këtë pajisje e cila do t`ua lehtësojë dukshëm punën punëtorëve teknik.
Banorë të Smirës kërkojnë ndaljen e degradimit të mëtutjeshëm të pyjeve. Në një debat të organizuar nga OJQ “Elita”, në bashkëpunim me ATRC/USAID, në kuadër të projektit “Sensibilizimi dhe ngritja e vetëdijes së qytetarëve për mbrojtjen e pyjeve”, anëtarë të këshillit të fshatit dhe banorë të tjerë prezent, kanë shprehur shqetësimin e tyre për dëmtimin e pyjeve nga prerjet ilegale. Ata kanë kërkuar të gjenden mënyra për të ndalur këtë dukuri. Koordinatori i OJQ “Elita”, Ibrahim Sefedini, ka thënë se në kuadër të projekti përpos monitorimit të gjykatës po punon edhe në vetëdijessimin e qytetarëve për mbrojtjen e pyjeve. Në…
Disa punëtorë po mbjellin drunj halorë, në kuadër të projektit për pyllëzimin e 20 ha sipërfaqe në fshatin Debelldeh të Vitisë. Projekti financohet nga Agjensioni Pyjor i Kosovës. Drejtori për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Veton Ademi, ka thënë se pyllëzimi është shumë i rëndësishëm jo vetëm për mjedisin, faunën por edhe për vetë njeriun.
Përfaqësuesit e Këshillit të Fshatit Gremnik të Komunës së Klinës kanë qëndruar të shtunën në Smirë, për t`u njohur për së afërmi me modelin e aktivizmit qytetar dhe në përgjithësi me organizimin e jetës në fshat. Kryetari i Këshillit të fshatit Smirë, Afrim Salihu, duke iu dëshiruar mirëseardhje, i ka njoftuar mysafirët klinas me vlerat dhe mënyrën e funksionimit të këshillit. ‘Ne punojmë si grup bashkëshirt. Jemi të lidhur të organizuar dhe bëjmë punë vullnetare secili sa mundet. Jemi pra të përkushtuar që të ndryshojmë gjërat dhe jetën në fshat. Poashtu mbajmë lidhje të mira me diasporën dhe me smirakët…
Nëse dikujt nga banorët e fshatit Smirë, nuk i kanë ardhur faturat e fundit të tatimit në pronëapo e Trustit Pensional, ato mund t`i gjejë në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët ‘Dëshmorët e 5 Prillit’. Një grumbull faturash qëndrojnë qe disa muaj në sallën e arsimtarëve. Aty i ka lënë Posta e Kosovës. Prandaj, shpërndarja e tyre bëhet ngadalë dhe me vonesë, edhe ate falë vullnetit të mirë të mësimdhënësve, të cilët ua japin nxënësve që t`ua përcjellin prindërve apo familjarëve, ndonëse nuk e kanë për obligim. Këtë shqetësim e ka ngritur në mbledhjen e fundit të Komitetit për…
