Disa punëtorë po mbjellin drunj halorë, në kuadër të projektit për pyllëzimin e 20 ha sipërfaqe në fshatin Debelldeh të Vitisë. Projekti financohet nga Agjensioni Pyjor i Kosovës. Drejtori për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Veton Ademi, ka thënë se pyllëzimi është shumë i rëndësishëm jo vetëm për mjedisin, faunën por edhe për vetë njeriun.