Familja e maturantit Baki (Emin) Ahmeti, nga Smira e Vitisë, i cili humbi jetën në aksident trafiku, duke festuar pas mbrëmjes së maturës, shpreh pikëllimin dhe shqetësimin për humbjen e birit të tyre.

Njëkohësisht familja Ahmeti përmes një letre dërguar portalit fshatismire.com, porosit prindërit, profesorët dhe institucionet arsimore të Republikës së Kosovës, të ndërmarrin diçka, në mënyrë që raste të tilla të mos ndodhin më.

“I papritur ishte lajmi kur kuptuam se pas manifestimit të maturës, humbëm të birin, vëllanë, nipin, nxënësin, shokun-e humbën maturantin. Është bërë traditë manifestimi i mbrëmjes së maturës, si një natë shumë e hareshme e cila mbetet kujtim gjatë gjithë jetës. Mirëpo, këtë natë po e zbehë numri i maturantëve që po humbin jetën, e harenë po e kthejnë në pikëllim, duke na lënë ta vazhdojmë jetën, me lot në sy. Nuk është vetëm familja jonë me këtë plagë të rëndë, andaj kërkojmë ndjesë, sepse kjo letër trazon shumë zemra. E shkruajmë këtë letër, me shpresën që familja jonë të jetë e fundit me një plagë të tillë”, thuhet në letër.

Familja Ahmeti njëkohësisht falënderon të gjithë ata që e ndanë pikëllimin duke iu ndodhur pranë në momentet më të vështira.

Baki (Emin) Ahmeti, bashkë me katër shokë të tij, më 9 maj, u përplas me veturë jashtë rrugës në hyrje të Gjilanit, ku kishin shkuar për ta vazhduar argëtimin pas përfundimit të mbrëmjes së maturës. Bakiu ndërroi jetë në vendin e ngjarjes, kurse shokët e tij morën lëndime të lehta trupore .

1 Koment

  1. m agribe imeri on

    EMine me keqeardhje kur e e ndegjova lajmine traxhik per djalin e juaj te shprehi ngushllime gjithe familjes ameti e bakiun lshall zoti e qon ne xhenet ju shpre ngushllime magribe.imeri me familje nga florida shba.

Leave A Reply