Projekti i kanalizimit në Smirë, i cili u financuar nga buxheti komunal, ka probleme në  përfundimin e tij. Kryetari i fshatit, Afrim Salihu, ka thënë për ‘Plus TV’ se punëkryesi nuk ka pasur kujdes gjatë ekzekutimit të punimeve dhe u ka shkaktuar dëme banorëve por ka dëmtuar edhe  infrastrukturën ekzistuese si trotuarin e rrugës kryesore dhe gypat e kanalizimit të uëjrave atmosferike. Salihu ka thënë se përvec kësaj, rrjeti i kanalizimit akoma nuk është shtrirë në të gjitha pjesët e parapara me projekt. Drejtori komunal i Ekonomisë dhe FInancave, Ibrahim Ramaj, ka thënë se projekti i kanalizimit në Smirë nuk është pranuar teknikisht për shkak të disa problemeve të cilat akoma nuk janë eliminuar.  Ndiqni të plotë kronikën e transmetuar në  Televizionin lokal ‘Plus TV’.

https://www.youtube.com/watch?list=PL5r8jvMkRV0HFPGYqHDAZsdo7wQFJwv6R&v=wDpKi4-8qLs

Leave A Reply