Sokol Haliti është rizgjedhur kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës dega në Viti. Në kuvendin e VIII zgjedhor të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Viti, ishin të pranishëm kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, njëherit kryetar i LDK-së, sekretari i përgjithshëm LDK-së Ismet Beqiri, 38 nëndegë të LDK-së të komunës së Vitisë dhe 99 delegatë. Në fjalën e tij, kryetari i LDK-së, njëherit kryeministër i Kosovës Isa Mustafa e ka cilësuar procesin zgjedhor në LDK si të lirë dhe demokratik. Kurse kryetari i porsazgjedhur i LDK-së në Viti , njëherit kryetar i komunës së Vitisë Sokol Haliti me një fjalë rasti falenderoi të pranishmit, duke thënë se ndjen veten prej tash e tutje me një përgjegjësi edhe më të madhe, e cila do të jetë motiv i fortë drejt sukseseve të ardhshme. /vitialive.com/