Zahir Avdyli, me grupin e tij, duke i ngjyrosur, sot, vullnetarisht shtyllat prej betoni të rrethojës së oborrit të Shkollës së Mesme të Ulët “Dëshmorët e 5 Prillit”, në Smirë. Udhëheqja e shkollës ka falënderuar Zahirin me shokë dhe të gjithë vullnetmirët tjerë, që po kontribuojnë në funksion të krijimit të ambientit sa më të mirë për nxënësit.
Autor: Tefik Salihu
Banorë të fshatit Skifter të Vitisë, janë të interesuar të hartojnë një strategji për zhvillimin e fshatit, si dokument i rëndësishëm i cili do të përcaktojë prioritetet në fshat. Gjatë një takimi të përbashkët me përfaqësuesit e institucioneve komunale, ata janë shprehur se ky dokument do t`u mundësojë prezantimin e fshatit para donatorëve apo investitorëve të ndryshëm. Mentor Rexhepi, përfaqësues i OJQ Elita, ka thënë se strategjia për pesë vitet e ardhshme, do të përcaktojë potencialet si dhe objektivat zhvillimore të këtij lokaliteti. Ai këtë strategji e sheh si një mundësi shtesë që qytetarët të përfitojnë projekte që janë në…
Dega e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Viti, ka mbajtur Kuvendin e VII zgjedhor dhe ka zgjedhur organet e veta, Këshillin drejtues prej 30 anëtarësh. Në kuvend morën pjesë 85 delegatë. Kryetar e ri i Aleancës per Ardhmerinë e Kosovës ne Viti u zgjodh dr. Nazim Dauti, specialist i radiologjisë. Në Kuvend prezentoi edhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili percjelli mesazhin se AAK ka një alternativë më të mirë qeverisëse se ato që ka qeverisje e tanishme. Ftoi qytetarët që të bashkohen kësaj partie, sepse Aleanca do të avancojë përpara proceset e zhvillimit ekonomik dhe ngritjen e…
Grupi i nxënësve të klasave të para të Shkollës së Mesme të Ulët ‘Dëshmorët e 5 Prillit’, nga Smira, ka zënë vendin e parë në vallëzim, në garat komunale të organizuara nga ETC-Viti, për nder të 1 Qershorit-Ditës së Fëmijëve. Pjesëmarrëse në këto gara ishin edhe Donjeta Pajaziti, nxënëse e klasës VIII me monologun ‘Jam Shqiptar’. Ajo u shpërblye me çmimin performanca më e mirë, kurse në kuizin e diturisë u paraqit Teuta Quni. Udhëheqja e shkollës ka uruar nxënësit për këtë sukses dhe ka falënderuar mësimdhënësit për angazhimin e tyre si dhe prindërit për bashkëpunimin e mirë me shkollën.
Pas njё sёmundje tё shkurtёr, nё moshёn 87 vjeçe, ka ndёrruar jetё sot pasdite, Nafije Ibrahimi (gruaja e Haxhi Shaqir Ibrahimit). Varrimi do tё bёhet nesёr, e enjte 28 maj 2015, nga ora 14:00, nё Smirё. Ngushёllime familjes Ibrahimi dhe tё afёrmve tё ndjerёs!
Pas njё sёmundje tё shkurtё, ka ndёrruar sot jetё nё moshёn 71 vjeçe, Misin (Ajet) Misini. Varrimi do tё bёhet nga ora 13:00, nё Smirё. Ngushёllimet familjes Misini dhe tё afёrmve tё ndjerit!
OJQ “ELITA- Viti” në bashkëpunim me institucionet komunale të Vitisë, ka organizuar takimin e përbashkët të këshillit të fshatit Sadovinë e Jerlive, me grupet tjera të interesit të këtij lokaliteti. Ky takim është organizuar në kuadër të projektit “Qytetarët faktorë vendimmarrës”, i cili realizohet në kuadër të projektit Promovimi i Shoqërisë Demokratike (DSP) – i financuar nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë (SCO -K) dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF), i cili ka për qëllim hartimin e strategjisë zhvillimore të fshatit Sadovinë e Jerlive për 5 vitet e ardhshme. Kryetari i këshillit të fshatit Sadovinë e…
Smirasi Fatmir (Jakup) Ramadani (38 vjet), me vendbanim në Shkup, ka ardhur sot me biçikletë në Smirë për të vizituar vendlindjen e të parëve të tij. Ai tha se rreth 50 km rrugë i ka kaluar për mbi tri orë. “Kam ardhur edhe ta vizitoj fshatin me disa smiras tjerë, që kanë udhëtuar me makina, por edhe ta kujtoj babain tim, i cili kur ka jetuar në Smirë, më kanë thënë që një kohë ka udhëtuar në Shkup me biçikletë për të shkuar në punë”, ka thënë Fatmiri, i cili punon në Ministrinë e Mbrojtjes së Maqedonisë.
Një grup i smirasve që jetojnë në Shkup, të prirë nga kryetari i Shoqatës “Smira Dardane”, Zijadin Sylejmani, kanë vizituar sot Smirën dhe janë njohur me bukuritë natyrore të saj. Ata janë pritur dhe shoqëruar nga kryetari i Këshillit të Fshatit Smirë, Afrim Salihu, dy këshilltarët komunalë Zekirja Zuka e Bekim Azizi, drejtori i shkollës “Dëshmorët e 5 Prillit”, Xhavit Sahiti si dhe Jakup Demiri. Zijadin Sylejmani u shpreh i entuziazmuar me faktin që sot patën rastin të shetisin në disa vende në zonën malore të Smirës. “Ka qenë një ditë shumë e mirë për ne. Ishin në disa pjesë…
OJQ “ELITA- Viti” në bashkëpunim me institucionet komunale të Vitisë, ka filluar me zbatimin e projektit “Qytetarët faktorë vendimmarrës”, i cili realizohet në kuadër të projektit Promovimi i Shoqërisë Demokratike (DSP) – i financuar nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë (SCO -K) dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF). Në kuadër të këtij projekti i cili ka për qëllim angazhimin e shtuar qytetarë për pjesëmarrje në vendimmarrje në Komunën e Vitisë, është realizuar edhe takimi me qytetarët e fshatit Radivojc, ku me përfaqësuesit e këshillit të fshatit, fermerët, afaristët si dhe grupet tjera është diskutuar strategjia zhvillimore…
