Këshilli i fshatit dhe përfaqësuesit e subjekteve të ndryshme politike, bizneseve dhe të rinjve të fshatit Smirë të Vitisë, kanë mbështetur iniciativën e OJQ “ELITA”, për hartimin e strategjisë zhvillimore 2015-2020 për këtë lokalitet. Ata që në takimin e parë informues kanë nxjerr në pah nevojën që fshati Smirë të ketë këtë strategji, pasi sipas banorëve të Smirës, ky dokument hap mundësi për tërheqje të donacioneve si nga institucionet ashtu edhe donatorët për projekte zhvillimore, të kulturës, trashëgimisë kulturore si dhe për të rinj. Ibrahim Sefedini, koordinator i projektit, ka thënë se OJQ “ELITA” ka gjetur përkrahjen e donatorëve si…
Autor: Tefik Salihu
Këshilli i Fshatit Smirë ka nisur më 8 qershor 2015 aksionin për mbledhjen e mjeteve financiare për ndërtimin e shtëpisë së re për Zeqir (Sali) Arifin. Zeqa ka probleme shëndetësore dhe aktualisht nuk është në gjendje të punojë, kurse familja e tij ka nevojë për ndihma, e sidomos për një shtëpi të re. Personat dhe firmat që kanë kontribuar me mjete financiare: -Mustafë Ademi……………………………………….2000 € -Hyzri Ademi…………………………………………….500 € -Sabri Ajeti…….…………………………………………..500 € -Shkëzen Imeri…………………………………………….200 € -Turneu humanitar i Vitit të Ri 2014…………….200 € -Nexhmedin Haliti (Beguncë)……………………..100 € -Shaqir Çerkini (Zaskok-Gjenevë)……………200 Sfr -Florent Ymeri……………………………………………500 € -N.T.P “Smira”…………………………………………….500 €…vazhdon -Driton (Muhabi) Ibrahimi………………………….600 Sfr -Afrim…
Halil (Bushat) Zuka, Marigona (Arsim) Ahmeti dhe Qëndrim (Izer) Zuka, janë fituesit e lojës shpërblyese të organizuar nga www.fshatismire.com për finalen Juventus-Barcelona. Këta tre të parët e kanë qëlluar rezultatin e saktë të ndeshjes (1:3) dhe kanë fituar fanela komplet sportive të klubeve të tyre të preferuara, të cilat ua ka dhuruar portali i Smirës. Ju faleminderit të gjthëve që morët pjesë në lojë!
Tre lexues që qëlluan të parët rezultatin e finales Juventus-Barcelona 1:3, do të shpërblehen me nga një fanelë sportive të klubeve të tyre të preferuara nga www.fshatismire.com. Fitues janë: Halil Zuka, Marigona A. Ahmeti dhe DiMn Zuka. Ka pasur lexues që e kanë qëlluar rezultatin edhe te grupi Smira në Facebook, po kriteri ka qenë që komentet të dërgohen në web faqen e Smirës ose në faqen Fshati Smire, në Facebook. Kurse grupi Smira në Facebook është shfrytëzuar vetëm si link për ta shpëndarë lojën shpërblyese sa më shumë. Lusim fituesit të dërgojnë numrat e telefonit në mënyrë që t`i…
Komisioni komunal e ka shpallur Shkollën e Mesme të Ulët ‘Dëshmorët e 5 Prillit’, në Smirë si shkollën më të pastërt dhe më të rregulluar në komunën e Vitisë. Drejtori i kësaj shkolle Xhavit Sahiti ka thënë se janë nxënësit, prindërit, kolektivi i shkollës por edhe mërgimtarët që po japin kontributin që shkolla të ketë një ambient të mirë.
Pas 44 vitesh punë sistematike, të palodhshme dhe të përkushtuar më arsim, mësuesi Mustafë Osmani i dha fund karrierës së tij. Të premten, ai mbushi 65 vjet, i la nxënësit dhe u pensionua. Udhëheqja e shkollës, kolegët dhe nxënësit e tij, por edhe prindërit në një manifestim të organizua me këtë rast, i dhanë mësuesit Mustafë lavdata dhe mirënjohje për punën që e ka bërë dhe për rezultatet që i ka arritur gjatë procesit mësimor. ‘Të shkruash dhe të flasësh për biografinë e mësuesvet që cilët japin maksimumin dhe çdo gjë nga vetja nuk mjaftojnë as letrat as orë të…
Shikojeni të plotë emisionin ‘Cosmo’, i trasnmetuar më 4 qershor 2015, në KTV, me temën ‘Qytetaria aktive’. https://www.youtube.com/watch?v=3s4bNlKf3Sw
Drejtoria e Shkollës së Mesme të Ulët ‘Dëshmorët e 5 Prillit’, në Smirë sqaron opinionin në lidhje me disa informacione që janë përvjedhur ndoshta pa qëllim në Emisionin ‘Cosmo’, që është transmetuar në KTV të enjten më 4 qershor 2015. ‘Më datën 26.05.2015, është zhvilluar intervistë me drejtorin e shkollës Xhavit Sahiti, me temë ‘Qytetaria aktive’, të cilën e ka realizuar KTV. Intervista është transmetuar më 4 qershor, në emisionin COSMO, në KTV, rreth orës 22:25 min. Sqarojmë opinionin publik se nuk qëndron udhëheqja e shkollës prapa deklarimeve që bënë gazetari, si rreth ”asfaltimi dhe fushat sportive”, ” revista e…
Pasqyra shëndetësore e Komunës së Vitisë e përgatitur nga Infermierja, Fatime Bekteshi, është prezantuar dje para kryetarit të Komunës së Vitisë Sokol Haliti me bashkëpunëtorë. Studimi ka identifikuar prioritetet dhe ka përzgjedhur aktivitetet më të përshtatshme të cilat do të ndikojnë në përmirësimin e gjendjes shëndetësore të popullatës. Infermierja, Bekteshi Gjatë prezantimit të saj tha se në hartimin e kësaj pasqyre janë intervistuar edhe fokus grupet e ndryshme. Sipas saj sfidat kryesore janë përmirësimi i kushteve ekonomike, menaxhimi i mbeturinave, ndërtimi i ujësjellësve kanalizimit, aktivitete fizike dhe gjumi i rregullt që sipas saj ndikojnë në rritjen e përmirësimit të shëndetit…
KF “Vitia”, është kampion i Ligës së Dytë të Kosovës Grupi B, në Futboll dhe vitin tjetër do të zhvillojë garat në Ligën e Parë të Kosovës. Futbollistët vitias ndonëse ishin në vendin e parë me 56 pikë, nuk e kishin të siguruar titullin e kampionit, pasi ndiqeshin drejpërdrejt me vetëm tri pikë më pak nga KF “Kamenica”, të cilën sot e mposhti me rezultat 2:0. Kryetarja e klubit, KAltrina Sylejmani, pwrmes njw postimi nw profiling e saj nw rrrjetin social Facebook, ka falënderuar të gjithë ata që kontribuan për këtë sukses. “Faleminderit Bordit dhe Kryesisë së klubit, trajnerit Sami…
