P Ë R K U J T IM Sot më 22 gusht 2013, u bënë një vit nga vdekja e më të dashurit tonë …
Autor: Tefik Salihu
Forumi për Iniciativa Qytetare-FIQ, dëshiron të ruajë komunikimin me fshatin Smirë. Zëvendësdrejtori i kësaj organziate, Nazim Haliti, në një takim që ka pasur me kryetarin e Smirës dhe me disa përfaqësues të subjekteve të ndryshme dhe të shoqërisë civile, ka thënë se FIQ dëshiron të vazhdojë të zhvillojë edhe më tej raportet që ka me fshatin Smirë. Haliti është interesuar për organizimet, aksionet, iniciativat dhe aktivzmin qytetar në përgjithësi, duke inkurajuar banorët që ta vazhdojnë traditën e tyre të mirë të qytetarisë aktive. Kryetari i Smirës, Afrim Salihu e ka njoftuar përfaqësuesin e FIQ-it, me zhvillimet në fshat, siç janë…
Rekordmeni i njohur në zhonglimin e topit me kokë, profesori i matematikës, Agim Agushi, nga Smira e Vitisë, synon të fusë një formë të re në praktikat e rekordeve botërore. Ai për herë të parë në botë, do të provojë diçka të pazakonshme-të vozisë vet makinën kabriolet dhe ta godasë topin me kokë. “Unë deri më tani kam arritur 4 redorde botërore dhe një record të Ginisit, si psh. goditje e topit duke ecur, goditje e topit me kokë ndërmjet dy lojtarëve, në veturë duke vozitur tjetër kush, etj, por tash dëshiroj të shkoj më tutje-të bëj diçka që nuk…
Kanë nisur ounimet për asfaltimin e rrugës Smirë-Viti, që kalon nga Varrezat e Dëshmroëve. Ky projekt financohet nga e Komuna e Vitisë e cila ka kontraktuar kompaninë VISIONI për kryerjen e punës. Sipas banorëve të Lagjes së Dëshmorëve të fshatit Smirë kjo rrugë do t’ua shkurtojë atyre udhëtimin për në qendër të Vitisë per 4 km. Punëkryesi ka deklaruar se punimet për këtë rrugë te gjatë 1345 metra dhe të gjërë 5.5 metra do të kryhen brenda 10 ditëve.
Jo vetëm fshati, por edhe malet ushtonin mbrëmë nga atmosfera e zjarrtë në Smirë. Kënga dhe vallja nuk u ndalën deri në orën 2:30 të mëngjesit. Veterani i muzikës shqipe, smirasi Vebi Azizi dhe miku i tij i vjetër, harmonikisti Fevzi Fejzullahu kanë organizuar një mbrëmje muzikore për bashkatdhetarët dhe bashkfshatarët e tyre. Dëshira e tyre u mbështet dhe u ndihmua nga Qendra Tregtare “Beni Impex”. Vebi Smira, siç është njohur gjithmonë nga adhuruesit e tij anekënd Kosovës , me të birin Armendin iu dhuruan të pranishmëve momente dhe emocione të paharruara. Ky show ka filluar diku rreth orës 22…
Roli i diasporës për zhvillimin e jetës në përgjithësi në fshatin Smirë është vlerësuar lart në një takim që kryetari i fshatit Afrim Salihu ka pasur me disa smiras mërgimtarë kryesisht nga Zvicra, por edhe nga Franca e Gjermania. Salihu ka thënë se padyshim që barrën kryesore për realizimin e projekteve në fshat dhe për mirëqenien sociale në përgjithësi e kanë pasur njerëzit tanë, të shpërndarë anekënd botës. “Pa juve, jeta në fshat sot do të dukej krejt ndryshe. Ju keni sakrifikuar dhe keni hequr keq, për të ndihmuar së pari familjet tuaja por edhe fshatin kur ka pasur nevojë”,…
Është rregulluar stacioni i autobusit në qendër të Smirës, që ishte dëmtuar para pak ditësh nga një makinë. Personi që ka shkaktuar aksidentin, në konsultim më kryetarin e fshatit Afrim Salihu, është shprehur i gatshëm të kompensojë dëmin. “Fatmirësisht ky rast ka kaluar pa pasoja në njerëz. Dëmet mund të rregullohen gjithmonë. Unë e falënderoj palën e përfshirë në këtë aksident që ka shprehur gatishmëri për të bashkëpunuar dhe për të rregulluar stacionin e autobusit”, ka thënë Salihu.
Falë raporteve të mira që njerëzit tanë kanë krijuar në vendet ku jetojnë dhe veprojnë në diasporë, tashmë janë shpeshtuar edhe vizitat e miqve të tyre nga ato vende në Kosovë. Ata vijnë për raste të ndryshme, dasma e festa por edhe për të kaluar ca ditë këtu. Edhe i riu Jonas Soulié (Zhonas Sulje), i lindur në Gjenevë nga prindër zviceranë, po i kalon pushimet verore në Smirë. Njëzetvjeçari nga shteti helvetik, thotë se e kanë ftuar shokët e tij Shkodran e Arbër Ibishi, me të cilët kalon shumë kohë bashkë. Ai në Gjenevë ka edhe shokë të tjerë…
Foto: Afrim Salihu (Facebook) Me hapjen e gropës septike, në fshatin Smirë kanë filluar punimet për ndërtimin e rrjetit të kanalizimit. Projekti është financuar nga buxheti i komunës së Vitisë. Sipas kryetarit të fshatit, Afrim Salihu, kanalizimi ka qenë nevojë e kahershme në fshat dhe është ndër projektet jetike. “E dimë se si është jeta sot pa rrjet të kanalizimit. Në disa pjesë të fshatit as nuk mund të kalosh nga kundërmimi i ujërave të zeza që po derdhen nëpër kanale të hapura. Besojmë se më nuk do të kemi probleme të kësaj natyre dhe projekti do të ndikojë pozitivisht…
Pas një sëmundje të shkurtër, në moshën 86 vjeçe, ka ndërruar jetë Sheride Osman i (gruaje e Mifail Osmanit). E pamja do të jetë e hapur deri të premten në mbrëmje, më 26 korrik 2013, në Smirë. Ngushëllime familjes Osmani dhe të afërmve të së ndjerës!
