Autor: Tefik Salihu

Papritmas në moshën 91 vjeçare, ka vdekur në Smirë, Jusuf (Rexhep) Ibishi, i vëllai i Jakup Ibishit. Varrimi u bë sot më 1 tetor  2013, në orën 16:00, në Smirë. I ndjeri, prej vitit 1944 nuk ka jetuar në Smirë, kurse prej vitit  1947 ka jetuar në Turqi. Ngushëllime  familjes Rexhepi dhe të afërmve të të ndjerit! 

Read More

Njerëzit e Smirës ngado që shkojnë dijnë ta shrytëzojnë rastin dhe të takojnë personalitete të ndryshme të jetës publike, qoftë politike, kulturore apo sportive.  Kësaj radhe Aga Fejzë (Fevzi Fejzullahu) na ka dërguar një fotografi nga Ulqini, ku shihet me ish-ambasadorin e OSBE-së në Kosovë, William Walker, i cili i dha vlerësimin dhe emrin e vërtetë dhunës që makineria e Serbisë po ushtronte në fund të viteve 90` ndaj shqiptarëve. Në faqen tonë edhe më herët kemi pasur rastin të prezantojmë Xhavit Salihun me presidentin e UEFA-s, Michael Platini, në Lozanë, pastaj Arben Hysenin (Gabrrica) me presidenten e Kosovës Atifete…

Read More

Njoftohen qytetarët e Komunës së Vitisë se seanca e VIII, e rregullt e Kuvendit Komunal të Vitisë do të mbahet me 20.09.2013 ( e premte ) në ora 10:00. Seanca mbahet në Sallën e Kuvendit në Shtëpinë e Kulturës “Gursel e Bajram Sylejmani dhe është e hapur për të interesuarit. Për këtë rend dite Kryesuesi i Kuvendit propozon këtë : 1. Aprovimi i procesverbalit nga seanca e -VI- e rregullt e Kuvendit të Komunës së Vitisë. 2. Draft Buxheti 2014-2016 3. Propozim –Ndryshimi dhe plotësimi I rregullorës komunale për Taksa, Ngarkesa dhe Gjoba 4. Propozim-Rregullore për tatimin në pronën e…

Read More

                              Sot më 17 shtator 2013, u bënë dy vite pa djalin tonë                                                                                                                                            SHPEND (ISAK) HALITI      …

Read More

Në prani të një numri banorësh të Smirës, në qendrën tregtare “Beni Impex”, për herë të parë, është shfaqur dokumentari “Smira në shekuj”, i prodhuar nga Televizioni publik i Shqipërisë (TVSH). Inicimin dhe sponsorizimin e këtij projekti e kanë bërë vëllezërit Ferizi nga Smira-bijtë e Xhevat Ferizit, të cilët qe 50 vite jetojnë në Shqipëri. Dokumentari iu la përshtypje të pranishmëve, të cilët thanë fjalë miradie e mirënjohjeje për këtë nder që vëllezërit Ferizi i kanë bërë fshatit. Mirëpo, pati edhe vërejtje  se aty mungojnë  disa nga zhvillimet dhe ngajrjet e bujshme gjatë historisë së Smirës. Dr. Enver Ferizi, tha…

Read More

Shkollarët fillor të Smirës, nuk do të kenë më vështirësi gjatë zhvillimit të orës së Edukatës Fizike. Ata shumë shpejt do të mund të luajnë në fusha moderne, falë një projekti të Grupit Lokal të Veprimit-GLV, në Viti, që e ka dërguar në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural. Aprovimin e projektit, i cili parasheh asfaltimin e fushës së futbollit të vogël dhe volejbollit, me rrethoja adekuate mbrojtëse si dhe me tribina të ulta, e ka konfirmuar zyrtari komunal për Bujqësi, Veton Ademi. Me inicimin dhe propozimin e e Vetonit, GLV ka aplikuar me këtë projekt si më me prioritet…

Read More

Nxënës të klasës së parë po e dëgjojnë  mësuesin, në shkollën fillore të Smirës. Ata sivjet janë ulur për herë të parë në bankat shkollore, për të nisur betejën e tyre të gjatë për dije. Në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme të Kosovës sot filloi Viti i ri shkollor 2013/2014. Drejtues të shkollës thanë se janë përgatitur mirë dhe besojnë në një vit të mbarë shkollor. Ata ua urojnë të gjithë nxënësve Vitin e ri shkollor, duke u dëshiruar rezultate të mira.

Read More

Fëmijët e Ramadan Rrahmanit, po mbushin çantat me fletore, lapsa, goma, ngjyra e material dhe mjete tjera mësimore, të cilat i ati i tyre ua ke dedikuar 10 nxënësve në nevojë të shkollës së Smirës. Dani edhe më 2012 veproi njëjtë në fillim të vitit të ri shkollor. Ai personalisht këto mjete ua shpërndau nxënësve nëpër familje, por tha se nevojat ishin më të mëdha se kaq.   

Read More

Inspektorët e Agjencisë së Pagesave nga Ministria e Bujqësisë dhe zyrtarë nga Grupi Lokal i Veprimit në Viti, në kuadër të  Përkrahjes për zhvillimin e komunitetit lokal, të Ministrisë së Bujqësisë, kanë bërë vlerësimin e parë për fillimin e punimeve për ndërtimin e fushave sportive në oborrin e shkollës së fshatit Smirë. Komisioni ka parë nga afër projektin si dhe hapësirën ku do të ndërtohen fusha e futbollit të vogël dhe e volejbollit. Me inicimin dhe propozimin e zyrtarit komunal për Bujqësi, Veton Ademi, GLV ka aplikuar me këtë projekt si më me prioritet në Ministrinë e Bujqësisë dhe ka…

Read More

Nuk u kthye në Gjermani pa e realizuar propozimin që e kishte bërë vet, për të dhënë një mëditje për fshatin. Një ditë para se t`i përfundonte pushimet verore në vendlindje, Fadil Maliqi nga Smira, shkoi të premten personalisht në NLB Bank në Viti dhe deponoi 120 euro në xhirollogarinë e fshatit. Këtë ide ai e pati dhënë qysh më herët në njërin nga komentet e tij në faqen e internetit të Smirës. “Është mirë që secili prej nesh që punojmë në diasporë, por edhe të tjerët të japim nga një mëditje në vit, kontribut për fshatin, në mënyrë që…

Read More