Kryetari i Smirës, Afrim Salihu e ka njoftuar përfaqësuesin e FIQ-it, me zhvillimet në fshat, siç janë kanalizimi, asfaltimi I rrugës për Viti, pastaj projekti në pritje për fushat e sportit në oborrin e shkollës si dhe propozimet dhe idetë për projekte në të ardhmen si: ndriçimi dhe gjelbërimi apo mbjellja e drunjve dekorativ në ndonjë pjesë të fshatit. Salihu ka falënderuar FIQ-in për interesimin dhe mbështetjen që i ka dhënë Smirës dhe është shprehur i gatshëm të vazhdojë bashkëpunimin që e ka nisur udhëheqja e kaluar r fshatit dhe aktivistë të tjerë.
Ndryshe FIQ ka realizuar në Smirë tri projekte si dhe e ka marrë shembull Smirën në gjithë Kosovën për aktivizëm qytetar, duke i përfshirë madje në një projekt të vetin dy aktivistë të Smirës, të cilat kanë mbajtur ligjërata në 10 fshatra në pesë komuna të Kosovës për qytetarinë aktive.