diaspora dhe kfRoli i diasporës për zhvillimin e jetës në përgjithësi në fshatin Smirë është vlerësuar lart në një takim që kryetari i fshatit Afrim Salihu ka pasur me disa smiras mërgimtarë kryesisht nga Zvicra, por edhe nga Franca e Gjermania. Salihu ka thënë se padyshim që barrën kryesore për realizimin e projekteve në fshat dhe për mirëqenien sociale në përgjithësi e kanë pasur njerëzit tanë, të shpërndarë anekënd botës. “Pa juve, jeta në fshat sot do të dukej krejt ndryshe. Ju keni sakrifikuar dhe keni hequr keq, për të ndihmuar së pari familjet tuaja por edhe fshatin kur ka pasur nevojë”, u ka thënë Salihu mërgimtarëve.

Ai i ka njoftuar të pranishmit me projektet që janë realizuar së fundi, nga kryesia e kaluar e fshatit, duke e vlerësuar pozitivisht punën që është bërë, por ka përmendur edhe projektet dhe idetë që janë në realizim e sipër apo që planifikohen të kryhen në vitet e ardhshme.

“Sivjet është duke u ndërtuar kanalizimi dhe do të asfaltohet rruga Smirë-Kabash, vitin tjetër është planifikuar me buxhet komunal edhe ujësjellësi, pastaj është një projekt për fushat sportive në shkollë që pritet të arporovohet sivjet, parashihet të bëhet gjelbërimi si dhe ndriçimi i një pjese të fshatit. Në ndërkohë ka filluar ndërtimi i shtëpisë për familjen e dëshmorit Skënder Salihu dhe ne duhet të japim kontributin që na takon. Poashtu, do të shikojmë mundësinë e gjetjes së formës për pastrimin e vazhdueshëm të hapësirave publike, rrugët dhe varrezat, pastaj do të shikohet mundësia e rregullimit të disa rrugëve fushore si dhe funksionimi i shoqërisë kulturo-artistike ‘Januz Ramadani’”, ka thënë ai.

Salihu ka shtuar se duke pasë parasysh shprehinë që është krijuar me vite për të ndihmuar aksionet e nryshme, ka shpresë së edhe në të ardhmen do të ketë suksese dhe ndryshime në fshat. “Aktivitetet dhe organizimet e banorëve tanë nuk janë ndalur pothuaj asnjëherë. Falë kësaj gatishmërie edhe të tjerët na kanë marrë shembull për aktivizëm qytetar. Organizata joqeveritare “Forumi për Iniciativa Qytetare”, e ka përfshi Smirën në një projekt të saj për sensibilizimin e lokaliteteve tjera nëpër Kosovë për qytetarinë aktive. Kryetari i deritashëm Bekimi Azizi dhe njëri nga mirëmbajtësit e faqes së fshatit Tefik Salihu kanë mbajtur ligjërata nëpër 10 fshatra në pesë komuna të vendit për mënyrën e organizimit tonë. Kjo është për mburrje, por këtë shembull duhet ta vazhdojmë”, ka thënë Salihu.

Anëtari i kryesisë së smirasve në Zvicër, Fadil Ademi ka thënë se ka mjaft smiras të interesuar për të ndihmuar aktivitetet dhe projektet që zhvillohen në fshat. “Edhe ne atje bisedojmë se çka mund të bëjmë për vendlindjen, edhe pse siç ka Afrimi ndihmat tona kurrë nuk kanë munguar kur ka pasur nevojë. Mirëpo do të shikojmë formën se si do të mund të krijojmë dhe ta zyrtarisojmë një shoqatë kulturore të smirasve dhe aty të paguhet anëtarësia apo ta shohim si do t`ia bëjmë. Ku rtë kthehemi do ta mbajmë menjëherë një takim të kryesisë”, ka thënë Fadil Ademi, i cili çmoi punën e faqes së internetit të Smirës.

Reshat Demiri, me qëndrim në Gjermani u interesua për krijimin e kontakteve më të mira midis njerëzve tanë në diasporë. “Është mirë t`i kemi numrat e telefonit në mënyrë që kur të kemi ndonjë rast për takime apo ndonjë aksion të mund t`i thërrasim bashkëvendasit në secilin shtet ku ndodhen, sepse ta them të drejtën edhe pot ë kesh vullnet për ndonjë gjë, është vështirë t`i takosh. Kështu kur e ke numrin e kontaktit është më lehtë”, ka thënë Demiri.

Bekim Azizi ka thënë se është mirë që të funksionalizohet fondi i fshatit, sepse në të kaluarën ka pasur disa xhirollogari që janë hapur për projekte të caktuara, kështu që është mirë të unifikohen këto fonde në një. Ai ka propozuar poashtu që të krijohet një lloj kuvendi i fshatit ku do të përfshihej edhe kryesia e fshatit, edhe përfaqësues nga partitë por edhe personalitete tjera nga shoqëria civile dhe jeta kulturore e sportive.

Leave A Reply