Kanalizimi ne Smire

Foto: Afrim Salihu  (Facebook)

Me hapjen e gropës septike, në fshatin Smirë kanë filluar punimet për ndërtimin e rrjetit të kanalizimit. Projekti është financuar nga buxheti i komunës së Vitisë. Sipas kryetarit të fshatit, Afrim Salihu, kanalizimi ka qenë nevojë e kahershme në fshat dhe është ndër projektet jetike. “E dimë se si është jeta sot pa rrjet të kanalizimit. Në disa pjesë të fshatit as nuk mund të kalosh nga kundërmimi i ujërave të zeza që po derdhen nëpër kanale të hapura. Besojmë se më nuk do të kemi probleme të kësaj natyre dhe projekti do të ndikojë pozitivisht në shëndetin publik. ”, ka thënë Salihu. Ai ka falënderuar të gjithë qytetarët e Smirës që kanë paguar tatimin në pronë, që ka qenë kusht për realizimin e projektit të kanalizimit  në Smirë.

Leave A Reply