Autor: Tefik Salihu

Njoftohen qytetarët e Komunës së Vitisë së Sektori i ofiqarisë i Komunës së Vitisë, përveç ditëve të rregullta të punës, do të punojë edhe të shtunave, duke filluar prej ores 8:00 deri në ora 12:00. Ky orari i ri do të vlejë prej prej 13.07.2013 deri më 31.08.2013, për shkak të fluksit të madh të qytetarëve sidomos nga diaspora, për t`u pajisur me dokumente personale.

Read More

Zyrtarët komunal të Vitisë, kanë mbajtur një takim me banorë të fshatit Smirë lidhur me planifikimin buxhetor për periudhën 2014-2016. Zyrtarët i njoftuan përfaqësuesit e fshatit dhe banorët e pranishëm, me projektet që do të fillojnë së shpejti në fshatin tone, siç është kanalizimi si dhe njoftuan lidhur me projektin e ujësjellësit që sipas tyre dotë realizohet në vitin 2014. Me qëllim të planifikimit të buxhetit komunal për periudhën 2014-2016 Zyra për Informim Publik dhe Drejtoria për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim në bashkëpunim me Zyrën e Kryetarit ka paraparë që gjatë këtij viti të mbajë diskutime publike edhe në disa…

Read More

Pas një sëmundje të gjatë, ka ndërruar jetë në moshën 73 vjeçare, Latife Dragobuzhda-Rexhepi (gruaja e Rexhës Muharremit). Varrimi do të bëhet sot, më 10 korrik nga ora 14:00 në Varrezat e Lagjes Aliaj në Smirë. E pamja do të zgjasë 4 ditë, deri në dielën në mbrëmje më 14 korrik 2013. Ngushëllime familjeve Rexhepi dhe Dragobuzhda si dhe të afërmve të së ndjerës.

Read More

Me qëllim të planifikimit të buxhetit komunal për periudhën 2014-2016 Zyra për Informim Publik dhe Drejtoria për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim në bashkëpunim me Zyrën e Kryetarit ka paraparë që gjatë këtij viti të mbajë diskutime publike në disa fshatra. Në Smirë takimi do të mbahet të martën më 09 korrik 2013, nga ora 15:00, në lokalet e Shkollës së fshatit.

Read More

Zvicra edhe në të ardhmen mund të vazhdojë të mos ua paguajë pensionet e moshës dhe ato të invaliditetit kosovarëve që kthehen të jetojnë në Kosovë. Këtë qëndrim e ka publikuar sot Gjykata Federale, si instanca më e lartë e gjyqësisë së Zvicrës, si një vendim parimor, bazë për këtë problematikë që po zvarritet tash 3 vite. Siç është shkruar tashmë shumë herë, të gjithë kosovarët të cilëve u është ndarë pensioni i moshës ose i invaliditetit nga 1 prilli i vitit 2010 e tutje, atë nuk mund ta shfrytëzojnë nëse kanë vendosur të jetojnë në Kosovë. Por ata kanë…

Read More

Ndonëse pak persona e dinë, një në pesë njerëz mbi 20 vjeç kanë simptoma të paradiabetit dhe një pjesë e tyre do të preken nga diabeti i llojit të dytë, nëse brenda dhjetë viteve të ardhshme nuk humbin në peshë e kufizojnë sasinë e karbohidrateve e sheqerit të konsumuar. Megjithatë, e keqja qëndron në faktin se këto simptoma pothuajse gjithmonë shpërfillen prej të sëmurëve potencialë, edhe sepse ato janë detaje lehtësisht të neglizhueshme për shumicën prej nesh. Top Channel sjell pesë shenjat “e fshehura” që duhet t’iu alarmojnë dhe t’iu bëjnë t’i nënshtroheni dietave apo testimeve më të hollësishme për…

Read More

Njoftohen të afërmit, bashkëfshatarët dhe miqtë, se ngushëllimet me rastin e vdekjes së Haxhi Shefqet Rrahmani (i vëllai i Mulla Shabanit) nga Smira, do të pranohen edhe në Zvicër. E pamja për të ndjerin, do të jetë e hapur të dielën, më 16 qershor 2013, nga ora 9:00 deri në orën 17:00, në 38 Avenue du Mont-Blanc, 1196 Gland. Personat për kontakt: Mustafa tel: 079/6078186, Naseri tel: 078/8970980

Read More

Këshilli i fshatit në një takim me  ekspertë dhe qytetarë,  kanë diskutuar projektet dhe prioritetet që do të mund të përfshiheshin në Kornizën Afatmesme Buxhetore për tri vitet e ardhshme të Komunës së Vitisë. Në takim u parashtruan nevojat e fshatit dhe u prezantuan projektet që do të mund të realizoheshin nga buxheti i komunës. Ndër to: Rrjeti i ujësjllesët, ndriçimi, renovimi i shkollës, rregullimi i oborrit të shkollës,  sipërfaqet e gjelbëruara, terret sportive, biblioteka e fshatit, shtigje për shetitje në pyll etj. Të gjitha këto propozime do të trajtohen praprë dhe do të prioritizohen se cila kur do te…

Read More

Smirasit kërkojnë rishikimin e projektit të kanalizimit që do të financohet nga buxheti komunal. Këshilli i fshatit Smirë, përfaqësues të lagjeve dhe ekspertëi, në një mbledhje të majtur të martën në mbrëmje, i kanë drejtuar një kërkesë, kryetarit të Komunës së Vitisë, Zyrës së prokurimit të Komunës së Vitisë dhe Zyrës së Projektëve, që të bëhen disa ndryshime në projekt, me këto arsyetime: 1. Përvetësimi i gypave të rrjetit primar dhe sekondar të kanalizimit fekal të fshatit nuk janë në përputhshmëri me thellësinë e kanalizimit (përvetësimi i gypave SN8 përvetësohet në rastet kur kemi të bejmë me thellësi të kanalizimit…

Read More

Foto: Astrit Shabiu Disa kompani kanë shprehur interesimin për tenderim për ndërtimin e kanalizimit në fshatin Smirë. Përfaqësues të tyre janë njohur edhe praktikisht me projektin. Ata kanë pasur rastin të shohin hartat e prezantuara nga zyrtarë komunalë si dhe të njihen me terrenin ku do të shtrihet kanalizimi. Ky projekt i financuar nga buxheti komunal, pritet të përfunojë brenda vitit 2013.

Read More