“Unë deri më tani kam arritur 4 redorde botërore dhe një record të Ginisit, si psh. goditje e topit duke ecur, goditje e topit me kokë ndërmjet dy lojtarëve, në veturë duke vozitur tjetër kush, etj, por tash dëshiroj të shkoj më tutje-të bëj diçka që nuk ka bërë askush dhe që për shumë njerëz është e pamundur. Pra ta vozisë vet veturën kabriolet dhe ta godasë topin me kokë në lëvizje”, tregon Agimi.
“Natyrisht është diçka e re në botë, por do ta arrijë edhe këtë. Sigurisht njerëzit pyeten si është e mundur të vozitësh kokën lart, por unë do ta kem edhe asistentin dhe rekordi do të thyhet në një hapësirë më të gjerë, për të mos rrezikuar asgjë. Por gjithsesi që është atrative por edhe e vështirë të kesh nën kontrollë edhe makinën edhe topin në kokë”, thotë Agimi.
Rekordi “Vozitje e makinës duke mbajtur topin në kokë”, është organizuar nga Organizata “Time Out”, në bashkëpunim me RTK-në, i cili do të bëjë transmetimin e drejtpërdrejtë. Në Prishtinë, ku do të organizohet ngjarja, do të jenë edhe zyrtarët e Klubit të rekordeve botërore “Saxonia” me seli në Lajpcig të Gjermanisë.
Sipas organizatorit, puna, rekordet dhe arritjet e Agim Agushit i kanë motivuar shumë të rinj që të ndjekin rrugën e tij, në përpjekje për të bërë diçka të pazakonshme dhe mjaft atraktive për publikun.
Sponsori i artë që merr pjesë me 1500 euro e më shumë, do të ketë logon kryesore në baner, fanela, makinë, flyer, pano dhe ftesa.
Sponsori i argjendtë me 900 euro e më shumë, do të ketë logon e dytë në baner, fanela, makinë, flyer, pano dhe ftesa.
Sponsori i bronztë me 600 euro, do të ketë logon e tretë në baner, fanela, flyer dhe pano. Kurse sponsorët tjerë mund të marrin pjesë me nga 500 euro. Derisa sponsor medial do të jetë RTK.
Të gjitha kompanië që duan ta sponsorizojnë këtë ngjarje të jashtëzakonshme dhe të rrallë, mund ta kontaktojnë personalisht Agim Agushin në tel: 044/578-187.