Njoftohen të gjithë maturantët (klasat e 12) se kanë ardhur vaksinat për mbrojtje nga Tetanosi TT, të cilat janë të obliguara me ligj. Prandaj maturantët duhet të vijnë në shërbimin e vaksinimit pranë QKMF-së në Viti, çdo ditë pune nga ora 8:00-15:00h, për të marrë vaksinën . Shefi i shërbimit të vaksinimit Dr. Ismail H. Bekteshi , MD Epidemiolog
Autor: Tefik Salihu
Foto: Astrit Shabiu Shkolla e Smirës e gatshme për mbajtjen e testit të maturës 2013. Në lokalet e saj, nesër provimit do t`i parashtrohen 129 maturantë të Gjimnazit të Përgjithshëm dhe të atij Gjuhësor të shkollës së mesme “Kuvendi i Lezhës” në Viti.
Njoftohen të afërmit, bashkëfshatarët dhe miqtë, se ngushëllimet me rastin e vdekjes së Lebibe Imerit (gruaja e Haxhi Imerit), nga Smira, do të pranohen edhe në Zvicër. E pamja për të ndjerën, do të jetë e hapur të dielën, më 2 qershor 2013, nga ora 9:00 deri në orën 16:00, në adresën: Rte. Du Nant d’Avril 12, 1214 Vernier, në Gjenevë . Tel. për kontakt: ++41(0)79 66 02 574 në Zvicër, Mifail Imeri. Lebibe Imeri (nëna e Avdyl, Qahil, Mifail e Halim Imerit), ndërroi jetë më 19 maj 2013, në moshën 75 vjeçare.
Pas një sëmundje të gjatë, në moshën 73 vjeçe, ka ndërruar jetë Haxhi Shefqet Rrahmani (i vëllai i Mulla Shabanit). Varrimi do të bëhet të premten, më 31 maj 2013, nga ora 13:00, në varrezat e qytetit në Ferizaj. Ngushëllime familjes Rrahmani dhe të afërmve të të ndjerit!
Fadil (Haxhi Ramadan) Misini, nga Smira, para 14 viteve, kishte braktisur vendlindjen dhe çdo gjë që kishte, sikur shumë kosovarë që i shmangeshin rrezikut në kohë lufte. Fadili, bashkë me gruan, tre fëmijët e tij dhe me të vëllain Refikun kishin lëshuar fshatin, tri javë para se të përfundonte lufta, pa ditur ku do të përfundonte dhe a do të kthehej më. Sot, misinët kanë bërë prona të veta dhe kanë ngritur biznesë të suksesshme në SHBA. Me një fjalë ata po e bëjnë realitet thënjen amerikane “The American Dream”, (Ëndrra amerikane), që është sinonim i suksesit. Fadilin e takuam…
Pas një sëmundje të shkurtër, në moshën 97 vjeçare, ka ndërruar jetë Kadri Pajaziti. Përndryshe, Axha Kadri ka qenë plaku më i vjetër në fshat. Ngushëllime familjes Pajaziti dhe të afërmve të të ndjerit!
Bashkatdhetarët tanë që jetojnë dhe punojnë në diasporë, janë kënaqur në takimin tashmë tradicional që e mbajnë në Gjenevë të Zvicrës. Mërgimtarë kryesisht nga Zvicra por edhe nga shtetet tjera përreth, u tubuan nnë festën që organizohet nga Kryesia e Smirasve në Zvicër. Është ky viti i tretë me radhë që smirasit mblidhen, argëtohen, bisedojnë njihen më mirë me njëri-tjetin dhe kënaqen së bashku. Edhe kësaj radhe na vijnë lajme të mira nga Gjeneva. Atmosfera ishte impozante, e ngrohtë dhe vëllazërore. Smirasit që nga ora 14:00, janë argëtuar deri në orët e vona të mbrëmjes, bashkë si vëllezër të…
Tubimi i smirasve në diasporë është të dielën më 26 maj 2013, në Gjenevë të Zvicrës. Festa do të mbahet në SALLE COMMUNALE D`Onex 133, Route de Chancy, 1213, nga ora 14:00. Motoja: “Biseda, argëtim dhe shkëmbim idesh midis smirasve”. PROGRAMI: 1. Hapja e programit 2. Muzikë live & DJ Valle të ndryshme 3. Darkë-Bufet kanadeze ( Ju lutemi të sillni ushqime për familjen tuaj, kurse për pije do të…
Në varrezat e Lagjes Aliaj, në Smirë, është varrosur sot Hysen Haliti (1948), i cili humbi jetën dje në një aksident trafiku në fshatin Partesh të Gjilanit. Policia tha se një veturë e ka goditur të ndjerin në rrugën magjistrale Gjilan-Ferizaj, i cili nga pasojat e lëndimeve ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Sipas policisë i dyshuari i panjohur-drejtuesi i automjetit më pas është larguar nga vendi i ngjarjes . Policia po bënë përpjekje për ta gjetur autorin e aksidentit.
Mensur Dika kishte dalë të premten te vendi i quajtur “Dubrava”, në rrugën Smirë-Kabash, për t`iu bashkuar aksionit për pastrimin e ambientit, “Ta pastrojmë Kosovën” që u zhvillua në nivel vendi. Ai kishte shprehur gatishmërinë për të ofruar kamionin e tij për të larguar mbeturinat që janë grumbulluar në deponinë e egër në atë vend. “Unë kam vendosur që sot gjithë ditën të jem në dispozicion me gjithë kamionin tim dhe të kontribuoj sadopak për një ambient më të mirë. Fshati ka nevojë të pastrohet, por sidomos këtu janë hedhur shumë mbeturina. Përndryshe, Komuna e Vitisë na ka hequr shpenzimet…
