Smiras që jetojnë në Shkup, kanë ngritur iniciativën për formimin një shoqate të tyre jofitimprurëse, e cila do të ketë për qëllim kujtimin, ruajtjen dhe kultivimin e vlerave kombëtare dhe njerëzore, që burojnë nga një fshat me traditë të lashtë, siç është Smira. Shoqata synon edhe formimin e një fondi, i cili do të përdoret për qëllime humanitare. Në një takim me moton “Vendlindja na bashkon”, të mbajtur të premten në mbrëmje, në Restorant “Smira”, në Shkup, u zgjodh edhe Këshilli inicues për formimin e kësaj shoqate. Iniciatori dhe organizatori i këtij tubimi, Zijadin Sylejmani, tha se ishte një…
Autor: Tefik Salihu
Kryetari I Këshillit të Fshatit Smirë, Afrim Salihu, iu ka drejtuar një urim të gjithë bashkëfshatarëve, kudo që janë, me rastin e festës së Kurban Bajramit. Salihu, në mesazhin e tij u ka uruar atyre begati, lumturi dhe paqe ne familjet e tyre. “Në këtë ditë të madhe, kur zemrat tona janë të mbushura me gëzim e dashuri, kur njerëzit janë mbledhur dhe po festojnë bashkë, uroj që Festa e Kurban Bajramit të kalojë në atmosferë të ngrohtë dhe të reflektojë paqe, solidaritet dhe respect midis njerëzve. Uroj që bashkëfshatarët e mi, të kenë sa më shumë ditë dhe moment…
Koalicioni AAK-LDD në një takim me elektoratin në Smirë, shpalosi pjesë të programit qeverisës dhe prezantoi kandidatin për kryetar të Vitisë, Hafir Hoxha si dhe kandidatët për këshilltarë komunalë. Njëri nga kandidatët e Smirës nga AAK për asambleist, Izeti Ramadani, tha se koalicioni AAK-LDD dhe dega PDK në Viti si koalicion për ndryshime në komunën e Vitisë, për qytetarët e Vitisë ka bërë ofertë me kandidatin e vet Hafir Hoxha, i cili sipas tij, do të shkatërroj korrupsionin, nepotizmin, papërgjegjësinë institucionale. “Oferta e dytë është lista e kandidatëve për asamble komunale ku nga fshati Smirë janë dy: Izet Ramadani dhe…
Pas një sëmundje të shkurtër, në moshën 48 vjeçare, ka vdekur Ilaz (Zeqir) Arifi. Ilazi disa vite ka punuar në ndërmarrjen bujqësore “Agromorava”, kurse më pas ka pasur edhe një biznes të vetin në Smirë. Ngushëllime familjes Arifi dhe të afërmve të të ndjerit.
Në prani të qindra smirasve dhe mysafirëve tjerë, në Viti, sot u promovua dokumentari “Kontributi i banorëve të Smirës ndër shekuj”, i inicuar dhe sponsorizuar nga vëllezërit Ferizi, të bijtë e Xhevat Ferizit, të cilët qe 50 vite jetojnë në Kavajë të Shqipërisë. Përfaqësuesi i familjes Ferizi, Shefqet Ferizi, tha në fjalën hyrëse se falë përpjekjeve shumëvjeçare të popullit të Kosovës dhe bashkëkombasve tanë, arkitektit të pavarësisë dr. Ibrahim Rugova dhe luftës heroike të UÇK-së, u bë e mundur që të krijohet shteti i Kosovës dhe shumë shqiptarë të dëbuar të kthehen në trojet e tyre, ku bën pjesë edhe…
Me nderime është varrosur sot në Smirë, Shaip (Remzi) Haziri. Familjarë, bashkëfshatarë, të afërm, ish-kolegë, nxënës dhe miq, i dhanë lamtumirën e fundit ish-arsimtarit dhe aktivistit të palodhshëm në fushën e kulturës dhe shoqërisë civile. Në letrën lamtumirëse të kolektivit dhe nxënësve të shkollës së fshatit, ku Shaipi punoi për vite të tëra, u thanë shumë fjalë të mira për të, për sjelljet dhe përkushtimin e tij për punën. “Shaip Haziri lindi më 25.02.1950 në Smirëi. Shkollën fillore e filloi në Smirë dhe e mbaroi në Goshicë. Nevoja për dije dhe për mësues ishin të mëdha. Shaipi u regjistrua në…
Njoftohen bashkëfshatarët, miqtë, dashamirët dhe të afërmit, se varrimi i Shaip (Remzi) Hazirit, do të bëhet sot më 7 tetor 2013, në orën 16:00 në Varrezat e Aliajve në Smirë. Ish-arsimtari Shaip Haziri, ndërroi jetë para një jave në Baton Rouge të shtetit Lousiana, në SHBA. Ngushëllime familjes Haziri dhe të afërmve të të ndjerit.
Kanë nisur sot punimet për ndërtimin e fushave sportive në oborrin e shkollës në Smirë. Projekti përfshin asfaltimin e fushës së futbollit të vogël dhe volejbollit, me rrethoja adekuate mbrojtëse si dhe me tribina. Me inicimin dhe propozimin e e Vetonit, GLV ka aplikuar me këtë projekt si më me prioritet në Ministrinë e Bujqësisë dhe ka luajtur rol të rëndësishëm për aprovimin e tij. Projekti në vlerë 25 mijë euro, financohet nga Ministria e Bujqësisë, kurse 30%të mjeteve janë zotuar nga komuna e Vitisë. Projektin e ka bërë vullnetarisht “Arch Design”, e Mentor Ibishit, kurse punët pritet të përfundojnë…
3 tetor 2013 Maja e Lybetenit e zbardhur nga bora. Nuk mbahet mend të ketë pasur të reshura bore aq herët në Kosovë.
Pas një sëmundje të shkurtër, në moshën 63 vjeçe, në Baton Rouge të shtetit Lousiana, në SHBA, ka ndërruar jetë Shaip (Remzi) Haziri. Arsimtari Shaip, gjatë jetës së tij ka dhënë kontribut të çmuar në arsimimin dhe edukimin e gjeneratave të tëra si punonjës i arsimit. Përveç kësaj ai ka qenë edhe aktivist i devotshëm i jetës kulturore, si një ndër të parët që i vuri themelet shoqërisë kulturo-artistike të fshatit “Januz Ramadani” dhe si anëtar shumëvjeçar i saj. Koha e varrimit nuk është caktuar, akoma derisa të kryhen procedurat e nevojshme për ta sjellë kufomën e tij nga SHBA…
