Është rregulluar stacioni i autobusit në qendër të Smirës, që ishte dëmtuar para pak ditësh nga një makinë. Personi që ka shkaktuar aksidentin, në konsultim më kryetarin e fshatit Afrim Salihu, është shprehur i gatshëm të kompensojë dëmin. “Fatmirësisht ky rast ka kaluar pa pasoja në njerëz. Dëmet mund të rregullohen gjithmonë. Unë e falënderoj palën e përfshirë në këtë aksident që ka shprehur gatishmëri për të bashkëpunuar dhe për të rregulluar stacionin e autobusit”, ka thënë Salihu.