Njoftohen qytetarët e Komunës së Vitisë se seanca e VIII, e rregullt e Kuvendit Komunal të Vitisë do të mbahet me 20.09.2013 ( e premte ) në ora 10:00. Seanca mbahet në Sallën e Kuvendit në Shtëpinë e Kulturës “Gursel e Bajram Sylejmani dhe është e hapur për të interesuarit.
Për këtë rend dite Kryesuesi i Kuvendit propozon këtë :
1. Aprovimi i procesverbalit nga seanca e -VI- e rregullt e Kuvendit të Komunës së Vitisë.
2. Draft Buxheti 2014-2016
3. Propozim –Ndryshimi dhe plotësimi I rregullorës komunale për Taksa, Ngarkesa dhe Gjoba
4. Propozim-Rregullore për tatimin në pronën e paluajtshme.

