smira 2Shkollarët fillor të Smirës, nuk do të kenë më vështirësi gjatë zhvillimit të orës së Edukatës Fizike. Ata shumë shpejt do të mund të luajnë në fusha moderne, falë një projekti të Grupit Lokal të Veprimit-GLV, në Viti, që e ka dërguar në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural. Aprovimin e projektit, i cili parasheh asfaltimin e fushës së futbollit të vogël dhe volejbollit, me rrethoja adekuate mbrojtëse si dhe me tribina të ulta, e ka konfirmuar zyrtari komunal për Bujqësi, Veton Ademi. Me inicimin dhe propozimin e e Vetonit, GLV ka aplikuar me këtë projekt si më me prioritet në Ministrinë e Bujqësisë dhe ka luajtur rol të rëndësishëm për aprovimin e tij. Projekti në vlerë 25 mijë euro, financohet nga Ministria e Bujqësisë, kurse 30% të mjeteve janë zotuar nga komuna e Vitisë. Projektin e ka bërë vullnetarisht “Arch Design”, e Mentor Ibishit, kurse punët parashihet të realizohen brenda 60 ditësh.

Leave A Reply