Nxënës të klasës së parë po e dëgjojnë mësuesin, në shkollën fillore të Smirës. Ata sivjet janë ulur për herë të parë në bankat shkollore, për të nisur betejën e tyre të gjatë për dije. Në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme të Kosovës sot filloi Viti i ri shkollor 2013/2014. Drejtues të shkollës thanë se janë përgatitur mirë dhe besojnë në një vit të mbarë shkollor. Ata ua urojnë të gjithë nxënësve Vitin e ri shkollor, duke u dëshiruar rezultate të mira.