Autor: Tefik Salihu

Rekordmeni i njohur  kosovar në zhonglim, nga Smira, Agim Agushi, synon suksese të reja  në disiplinën e tij të preferuar-zhonglim duke goditur topin me kokë.  Ai në emisionin “Arena Sportive”,  në RTK, paralajmëroi se vitin që vjen do të kërkojë të vendosë edhe disa rekorde të reja botërore-dy prej tyre të Ginisit.  Paraprakisht, më 28 dhjetor të këtij viti, do të provojë të shënojë një rekord që nuk ka qenë i  njohur më parë-goditje e topit me kokë duke lëvizur prapa.  Agimi tha se kjo ngjarje do të ndodhë në Gjakovë, apo Gjilan, varësisht se cili qytet do të jetë…

Read More

Dy këshilltarët e përbërjes së re të Kuvendit Komunal të Vitisë, nga fshati Smirë, kanë dalë të jenë ndër më të votuarit në komunë, në zgjedhjet  e fundit lokale.  Zekirja Zuka kandidat i LDK-së për asambleist, ka marrë 393 vota dhe është i dyti në listën e kësaj partie. Kurse Bekim Azizi nga PDK, është më i votuari në listën e kësaj partie me 339 vota.   Zekirja Zuka ka lindur më 04.07.1960 në fshatin Smirë. Dy vite ka studiuar në Fakultetin e Teknologjisë në Mitrovicë, pastaj është punësuar si kryepunëtor në vetëshërbimin, në Smirë, pasi pushteti i atëhershëm ia…

Read More

Takimi i ardhshëm i smirasve në diasporë është caktuar të mbahet më 5 prill të vitit 2014, ditë e shtunë, në Gjenevë. Ky manifestim që organizohet nga Kryesia e Smirasve në Zvicër tashmë është bërë tradicional. Bashkatdhetarët tanë që jetojnë dhe veprojnë në diasporë, mblidhen një herë në vit në Gjenevë, për të festuar, për t`u njohur më mirë mes vete dhe për t`u argëtuar. Manifestimi përcillet edhe me program kulturo-artistik dhe me Darkën e Smirasve, e cila bëhet nga ushqimet që i sjellin vet pjesëmarrësit. Për informata më të hollësishme rreth vendit, kohën e saktë  dhe përmbajtjes së takimit…

Read More

 Nxënësit e shkollave fillore “Dëshmorët e 5 Prillit” në Smirë dhe “Halil Alidema” në Pozheran , kanë vizituar degën e gjykatës themelore në Viti, për t`u njohur  nga afër me funksionet, punën dhe shërbimet që ofron ky institucion. Kjo vizitë është realizuar në kuadër të projektit “Transparenca në gjykata rritë besimin e qytetarëve”, që implementohet nga OJQ Elita dhe që mbështet nga ATRC/USAID. Ibrahim Sefedini, koordinator i projektit ka thënë se  ky aktivitet ka për qëllim që krahas informimit më të drejtë të qytetarëve për punën e gjykatave të ndihmoi edhe gjeneratat më të reja në ngritjen e njohurive të…

Read More

Njoftohen të afërmit, bashkëfshatarët dhe miqtë, se ngushëllimet me rastin e vdekjes së Dashurije (Gani) Azizi-Xheladini, do të pranohen edhe në Smirë. E pamja do të jetë e hapur prej të premtes në mëngjes, më 08.11.2013, deri të dielën në mbrëmje, më 10.11.2013, në lokalin e Tefik Bajramit, afër shtëpisë së Samet Azizit, në Smirë. Dashurije Azizi-Xheladini, ndërroi jetë të premten, në moshën 44 vjeçare nga një sëmundje e rëndë dhe e gjatë. Ajo ishte e martuar në fshatin Drobesh ku ka lënë pas vetes burrin dhe katër fëmijë. Ngushëllime familjes Azizi dhe Xheladini.

Read More

Kosova nesër ka festë, sepse popullata e saj do të merrë pjesë në zgjedhjet e lira dhe demokratike lokale. Qytetarët e Kosovës përmes votës së tyre do të mund të shprehin vullnetin e tyre të lirë dhe të zgjedhin përfaqësuesit në institucionet komunale.  Dikur këtë të drejtë nuk e kemi pasur. Të paktën këtë e dinë të gjithë njerëzit me të drejtë vote në Kosovë. Prandaj mos e leni pa dalë në zgjedhje dhe mos e leni pa hedhur votën tuaj në kuti. Për kë do të votoni, e dini vet. Por, mos e injoroni këtë të drejtë dhe mos …

Read More

Disa fëmijë të veshur e të maskuar në Smirë, për Halloween, e cila shënohet në natën e 31 tetorit, në shumë pjesë të botës.  Kjo feste ka lindur rreth 2000 vjet me parë, në pjesën e Britanisë së Madhe, Irlandës dhe Francës veriore ku jetonin Keltët, të cilët organizonin një festival në përkujtim të fund vitit. Viti i Ri për ta fillonte më 1 Nëntor dhe festivali quhej “Samhain”, e më vonë u quajt “Halloween”. Fundi i vitit nënkuptonte fundin e verës, fundin e të korrurave dhe fillimin e njësezoni të gjatë e të vështirë të dimrit, gjatë të cilit…

Read More

Deputeti nga radhët e Lëvizjes “Vetëvendosje” në Kuvendin e Kosovës, Rexhep Selimi, tha në  një takim me banorë të fshatit Smirë, se kjo lëvizje është  serioze dhe e përkushtuar për të punuar në të mirë të qytetarëve dhe Kosovës, për një jetë më të dinjitetshme. “Ju po shihni se çka  po ndodhë. Po e vërehet qartë se të tjerët po kërkojnë ndërrimin, pra vetëm e dojnë pushtetin dhe kjo me motiv për të npërmirësuar gjërat, por vetëm për inat  të njëri-tjetrit.   Ne nuk mendojmë ashtu, ne angazhimin tonë e kemi me zemër dhe me sinqeritet, sepse nuk po kërkojmë mbështetjen…

Read More

Lidhja Demokratike e Kosovës në një tubim zgjedhor, në Smirë, ka premtuar se në qeverisjen katërvejçar këtij lokaliteti do t`i kushtojë rëndësinë që e meriton dhe do t`ia kthejë namin që e ka pasur. Kandidati i LDK-së nga Smira, për këshilltar komunal, Zekirja Zuka, tha se do të jetë i përkushtuar që brengat dhe hallet e qytetarëve  t`i përcjell në vendin dhe kohën e duhur.   “Ne jemi ata që do ta vazhdojmë filozofinë politike të strategut dhe arkitektit të pavarësisë së Kosovës Dr. Ibrahim Rugova. Ne jemi ata që Smirës do t`ia kthejmë dinjitetin dhe namin e saj përmes…

Read More

Lëvizja “Vetëvendosje”, në kuadër të aktivitetit parazgjedhor, në Komunën e Vitisë, ka mbajtur dje një takim me elektoratin edhe në  fshatin Smirë.  Në mesin e të pranishmëve mysafir ishte shefi i grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Visar Ymeri. Takimin e hapi aktivisti Enver Bajrami i cili i uroi të gjithë pjesëmarrësve mirëseardhje në shtëpinë e tij.Kandidati i kësaj lëvizjeje për kryetar të Vitisë, Prof. Dr. Salih Salihu, foli për problemet e mëdha të funksionimit të komunës, shkaktarët e këtyre problemeve dhe mënyrën e zgjidhjes së tyre  përmes alternativës qeverisëse lokale të Lëvizjes VETËVENDOSJE!   Ai tha që, mosfunksionimi i Zyrës ligjore,…

Read More