Inspektorët e Agjencisë së Pagesave nga Ministria e Bujqësisë dhe zyrtarë nga Grupi Lokal i Veprimit në Viti, në kuadër të Përkrahjes për zhvillimin e komunitetit lokal, të Ministrisë së Bujqësisë, kanë bërë vlerësimin e parë për fillimin e punimeve për ndërtimin e fushave sportive në oborrin e shkollës së fshatit Smirë. Komisioni ka parë nga afër projektin si dhe hapësirën ku do të ndërtohen fusha e futbollit të vogël dhe e volejbollit. Me inicimin dhe propozimin e zyrtarit komunal për Bujqësi, Veton Ademi, GLV ka aplikuar me këtë projekt si më me prioritet në Ministrinë e Bujqësisë dhe ka luajtur rol të rëndësishëm për aprovimin e tij. Projekti në vlerë financohet nga Ministria e Bujqësisë, kurse 30% të mjeteve janë zotuar nga komuna e Vitisë.